
Menaxher Marketi/Sarande
About the job
Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Menaxher Marketi/Sarande.
Detyrat
- Organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të marketit.
- Menaxhimi, koordinimi dhe motivimi i stafit, përfshirë organizimin e turneve dhe ndarjen e detyrave.
- Monitorimi i shitjeve dhe ndjekja e objektivave të biznesit.
- Kontrolli i stokut, inventarit, furnizimeve dhe porosive për produkte.
- Mbikëqyrja e ekspozimit të produkteve, etiketimit të çmimeve dhe zbatimit të aktiviteteve promocionale.
- Kontrolli i arkës, dokumentacionit dhe procedurave të brendshme.
- Sigurimi i standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe organizimit të ambienteve.
- Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve.
- Identifikimi i problematikave operacionale dhe marrja e masave për përmirësimin e performancës.
- Përgatitja e raporteve mbi shitjet, inventarin, performancën e stafit dhe nevojat e marketit.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e një marketi, supermarketi, dyqani ose në sektorin retail.
- Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e stafit.
- Njohuri të mira mbi proceset e shitjes, menaxhimin e stokut, inventarin dhe furnizimet.
- Aftësi të mira organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
- Aftësi për të menaxhuar situata dinamike dhe për të zgjidhur problematika operacionale.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të raportimit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
