H

Inxhinier Gjeodet

Heliowatt
Tirane29 Tetor 2026Afati: 25 Nëntor 2026

About the job

Heliowatt është pjese e një kompanie ndërkombëtare që operon në sektorin e energjetikës, me degët e saj edhe në Shqipëri. Kompania ofron zgjidhje dhe shërbime në fushën e energjisë, duke u mbështetur në profesionalizëm, inovacion dhe standarde ndërkombëtare të cilësisë.

Pozicioni: Inxhinier Gjeodet

Kompani e fokusuar në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, fton profesionistët e kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Inxhinier Gjeodet, për t’iu bashkuar ekipit të saj teknik. Kompania ofron mundësinë për t’u bërë pjesë e një ekipi dinamik dhe për të kontribuar në zhvillimin e projekteve që mbështesin të ardhmen e energjisë së pastër.

Detyrat

  • Kryerja e rilevimeve topografike dhe gjeodezike në terren.
  • Përgatitja dhe përpunimi i planeve topografike, hartave, profileve dhe dokumentacionit teknik.
  • Verifikimi i përputhshmërisë së gjendjes faktike në terren me projektet teknike të miratuara.
  • Kryerja e piketimeve të akseve, themeleve, strukturave, rrugëve dhe elementeve të tjera të projektit.
  • Kontrolli gjeodezik gjatë zbatimit të punimeve dhe verifikimi i saktësisë së pozicionimit të strukturave.
  • Përgatitja e raporteve të matjeve, skicave dhe tabelave të koordinatave.
  • Respektimi i standardeve teknike, rregullave të sigurisë në punë dhe afateve të përcaktuara.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të kompanisë dhe në përputhje me pozicionin e punës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Gjeodezi, Gjeomatikë ose në një fushë të ngjashme.
  • Përvojë profesionale në fushën e gjeodezisë dhe rilevimeve topografike.
  • Aftësi shumë të mira në kryerjen e matjeve topografike, rilevimeve në terren dhe përpunimin e të dhënave gjeodezike.
  • Aftësi në analizimin dhe interpretimin e të dhënave topografike, si dhe në përgatitjen e hartave dhe planeve topografike.
  • Njohuri në përdorimin e pajisjeve gjeodezike (stacion total, GPS/GNSS) dhe programeve profesionale (AutoCAD, Civil 3D).
  • Përvoja në projekte infrastrukturore, energjetike, fotovoltaike ose eolike përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, të paktën në nivelin B2; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.

Shënime


Aplikoni në: humanteam450@gmail.com

Rreth kompanisë

Heliowatt është pjesë e një kompanie ndërkombëtare që operon në sektorin e energjetikës, me degët e saj edhe në Shqipëri. Kompania ofron zgjidhje dhe shërbime në fushën e energjisë, duke u mbështetur në profesionalizëm, inovacion dhe standarde ndërkombëtare të cilësisë.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Gjeodet
Kategoria

Latest jobs from this company