LOG in ALBANIA

Menaxher Rajonal

LOG in ALBANIA
Tirane10 Tetor 2026Afati: 26 Nëntor 2026

About the job

Log In Albania Sh.P.K. është themeluar në vitin 2004 dhe operon prej vitesh në disa fusha të rëndësishme të shërbimeve në Shqipëri dhe rajon. Me një eksperiencë mbi 20-vjeçare dhe një strukturë të konsoliduar operative, aktiviteti i kompanisë përfshin partneritetin zyrtar me Vodafone Albania për menaxhimin e disa dyqaneve Vodafone, qiradhënien e makinave përmes franchise-it ndërkombëtar Surprice Cars, me të drejtë ekskluzive për përdorimin dhe zhvillimin e brandit në tregun e Ballkanit, si dhe ofrimin e shërbimeve doganore në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Pozicioni: Menaxher Rajonal

Departamenti: Departamenti i Makinave me Qira

Vendndodhja: Tiranë, Hotel Rogner

Përmbledhja e Pozicionit:

Menaxheri Rajonal – Car Rental do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit Car Rental në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, duke garantuar performancën operacionale dhe komerciale, menaxhimin efektiv të ekipeve, optimizimin e flotës, rritjen e rentabilitetit dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientit. Pozicioni përfshin vendimmarrje në drejtimin e përditshëm të biznesit, koordinimin e departamenteve dhe identifikimin e mundësive për zhvillim dhe zgjerim të aktivitetit, duke raportuar drejtpërdrejt te Administratori i Shoqërisë.

Detyrat

  • Marrja e përgjegjësisë së plotë për drejtimin dhe performancën e aktivitetit të makinave me qira (Car Rental) në të gjitha tregjet e mbuluara.
  • Drejtimi, zhvillimi dhe vlerësimi i menaxherëve lokalë dhe drejtuesve të departamenteve të Operacioneve, Flotës, Çmimeve, Mirëmbajtjes, Shitjeve dhe Shërbimit ndaj Klientit, duke garantuar përgjegjshmëri për rezultatet.
  • Menaxhimi dhe monitorimi i treguesve kryesorë të performancës (KPI), përfshirë të ardhurat, rentabilitetin, shfrytëzimin e flotës, tarifën mesatare të qirasë, koston për automjet, kënaqësinë e klientëve dhe efikasitetin operacional.
  • Mbikëqyrja e planifikimit dhe shpërndarjes së flotës, shfrytëzimit të automjeteve, cikleve të zëvendësimit, kohës jashtë përdorimit dhe nevojave sezonale për kapacitete.
  • Drejtimi i strategjisë së çmimeve dhe menaxhimit të të ardhurave (Revenue Management), bazuar në kërkesën, konkurrencën, tendencat e rezervimeve dhe kushtet e tregut.
  • Monitorimi i të gjithë përvojës së klientit, cilësisë së shërbimit, ankesave dhe vlerësimeve online, duke garantuar marrjen në kohë të masave korrigjuese.
  • Kontrolli i kostove operacionale dhe identifikimi i mundësive për rritjen e rentabilitetit dhe produktivitetit.
  • Analizimi i performancës së tregjeve, aktivitetit të konkurrencës, kanaleve të shitjes dhe mundësive të reja komerciale.
  • Garantimi i bashkëpunimit dhe koordinimit efektiv ndërmjet departamenteve të Operacioneve, Flotës, Mirëmbajtjes, Çmimeve, Shitjeve, Financës dhe Marketingut.
  • Standardizimi i proceseve dhe procedurave operacionale, duke siguruar zbatimin e të njëjtave standarde në të gjitha tregjet.
  • Identifikimi i risqeve operacionale, pengesave në funksionimin e proceseve dhe mangësive në performancë, si dhe hartimi e zbatimi i planeve konkrete dhe të matshme të përmirësimit.
  • Përgatitja e raporteve periodike të performancës, parashikimeve dhe rekomandimeve të nevojshme.
  • Mbështetja e zgjerimit të biznesit, hapjes së vendndodhjeve të reja, rritjes së flotës dhe realizimit të projekteve strategjike rajonale.

Kualifikimet

Edukimi: I lartë

Experienca: +2 vite

Aftësitë dhe Kualifikimet:

  • Përvojë e konsiderueshme në pozicione drejtuese në industrinë Car Rental, mobilitetit ose sektorë të ngjashëm.
  • Eksperiencë e dëshmuar në menaxhimin e disa vendndodhjeve, departamenteve ose tregjeve.
  • Njohuri të thelluara në menaxhimin e flotës, operacioneve, strategjive të çmimeve dhe Revenue Management.
  • Aftësi të forta lidershipi, drejtimi dhe zhvillimi të ekipeve, si dhe vendimmarrjeje të pavarur.
  • Njohuri të mira financiare dhe komerciale.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi strategjik dhe monitorimi të treguesve të performances.
  • Orientim drejt rezultateve, iniciativë dhe aftësi për të identifikuar e zgjidhur problematika komplekse.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta në rajon.

Shënime


Procedura e Aplikimit:

  • Nëse jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt ” Menaxher Rajonal”
  • Adresa: Hotel “Rogner”, Blv.”Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Albania.
  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Rreth kompanisë

Shoqëria LOG in ALBANIA është themeluar në vitin 2004 me dëshirën dhe ambicien për të qenë përfaqësuese dinjitoze në tregun shqiptar dhe rajonal të shërbimeve. Aktualisht aktivitet e saj kryesore janë: agjensi doganore, spedicionere dhe transporti; agjensi turistike; shërbim postar ekspres; veprimtari në fushën e dhënies me qera të mjeteve të transportit; veprimtari në fushën e shitjes me shumicë e pakicë të produkteve të telefonisë dhe aparaturave telefonike; shërbime që lidhen me pritjen e turisteve; Shoqërues në pikat turistike brenda...

LOG in ALBANIA

LOG in ALBANIA

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Asistent Menaxher
Kategoria