AMG

Menaxher Finance

AMG
Tirane30 Tetor 2026Afati: 20 Nëntor 2026

About the job

Drejtori Financiar është përgjegjës për drejtimin, planifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve financiare të kompanisë, me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare, përputhshmërisë ligjore dhe fiskale, menaxhimit efektiv të burimeve financiare, si dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike për arritjen e objektivave të biznesit.

Detyrat

  • Mbikëqyrja e kontrollit financiar, procedurave dhe transaksioneve financiare.
  • Menaxhimi dhe drejtimi i departamentit të Financës dhe Kontabilitetit.
  • Bashkëpunimi me audituesit dhe përgatitja e pasqyrave financiare e raporteve fiskale.
  • Përgatitja dhe mbikëqyrja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Menaxhimi i buxhetimit, planifikimit financiar, parashikimeve dhe Cash-Flow.
  • Sigurimi i përputhshmërisë ligjore, menaxhimi i risqeve dhe marrëdhënieve me institucionet/palët e interesit.
  • Zhvillimi i procedurave dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm, trajnimi dhe vlerësimi i stafit financiar.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 8 vite eksperiencë, nga të cilat 5 vite në pozicione drejtuese.
  • Njohuri të avancuara të legjislacionit fiskal, kontabilitetit, auditimit dhe kontrollit financiar.
  • Njohuri të avancuara në Navision/Business Central, Finance 5, e-Filing dhe Microsoft Excel.
  • Aftësi të forta analitike, numerike, organizative dhe strategjike.
  • Aftësi drejtuese, komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të ekipeve.
  • Integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim drejt rezultateve.

Shënime


Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën: recruitment@amgfood.com ose kontaktoni në numrin +355688030934

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Rreth kompanisë

A.M.G sh.p.k is a private company founded by Goxha brothers with offices located in Tirana, Albania. The company established in 2001 as a result of the growing demand of the local market for frozen foods. The passion for ice cream was very old and the company the same year started to import one of the world leading brands of ice cream Algida part of Unilever. The company A.M.G sh.p.k is a trusted importer and distributor of quality frozen products and...

AMG

AMG

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Asistent Finance
Kategoria