
Menaxher Rezervimesh Durres
About the job
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
POZICIONI I PUNËS: Menaxher rezervimesh
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban komunikim të vazhdueshëm me klientë potencialë dhe agjenci imobiliare, me qëllim promovimin shitjen ose dhënien me qira të apartamenteve të shoqërisë.
- Administron rezervimet në platformën Booking & Airbnb si dhe përgatit dhe menaxhon faturimin përkatës.
- Shoqëron klientët e interesuar gjatë vizitave në apartamentet e shoqërisë dhe ofron informacion të detajuar mbi kushtet dhe shërbimet.
- Ndjek procedurat për lidhjen e kontratave të furnizimit me ujë dhe energji elektrike pranë institucioneve përkatëse.
- Kryen dhe monitoron pagesat mujore të kontratave ekzistuese të ujit dhe energjisë elektrike.
- Siguron dërgimin dhe shpërndarjen e korrespondencës zyrtare pranë klientëve finalë, sipas nevojës së shoqërisë.
- Administron evidencat, databazën e rezervimeve te shoqërisë.
- Komunikon dhe bashkëpunon me arkitektë, inxhinierë dhe furnitorë të ndryshëm me qëllim arredimin dhe mobilimin e apartamenteve të shoqërisë.
- Kryen cdo detyrë tjetër të ngjashme në të mirë të shoqërisë.
Kualifikimet
- Mosha e preferueshme: 28-40 vjeç.
- Kandidatët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Kandidati duhet të jetë me vendbanimn në Durrës.
- Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi të kategorisë B.
- Arsimi i lartë përbën avantazh.
- Njohuri bazë të paketës Office.
Shënime
Vendi i Punes: Ne terren, (Durres ose Tiranë)
Shoqëria ofron:
- Ambient modern dhe profesional pune.
- Dietë ushqimore, në rastet kur puna zhvillohet jashtë Shqipërisë.
- Transport të mbuluar nga kompania për punën në terren.
- Trajnime profesionale, të bazuara në eksperiencën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Mbështetje dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme në përputhje me eksperiencën dhe zhvillimin e punonjësit në profesion.
Kontakt: E- mail: sabrina.dahriu@emegroup.al / info@emegroup.al
Cel: +355 69 808 0052
Të gjitha
Rreth kompanisë
E.M.E Ashensor Group është prodhuesi kryesor shqiptar i sistemeve të transportit siç janë ashensorët, shkallët lëvizëse dhe shëtitjet në lëvizje. EME shet, instalon, mante dhe modernizon sistemet e transportit për pothuajse çdo lloj ndërtese në Shqipëri. Kompania përdor në inxhinierinë më të fundit të teknologjisë, si dhe produkte të teknologjisë mekanike dhe mikroprocesore të dizajnuara dhe të testuara në mënyrë rigoroze për siguri, rehati, efikasitet dhe besueshmëri.