
Drejtor Finance
About the job
“B.M” Group është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:
Drejtor Finance
Pergjegjes per drejtimin dhe mbikeqyrjen e te gjitha proceseve financiare, kontabel dhe fiskale te kompanise, duke siguruar menaxhim efektiv te burimeve financiare, kontroll te kostove, optimizim te flukseve monetare dhe saktesi ne raportimin financiar.
Ne bashkepunim me Drejtorin e Pergjithshem dhe drejtuesit e departamenteve, pozicioni kontribuon ne percaktimin e strategjise financiare, planifikimin buxhetor dhe marrjen e vendimeve qe mbeshtesin rentabilitetin, likuiditetin dhe zhvillimin e qendrueshem te kompanise. Ben monitorimin e marzheve te fitimit, kostos se mallrave, levizjeve te stokut, kreditimit te klienteve, detyrimeve ndaj furnitoreve dhe eficiences financiare te operacioneve
Detyrat
- Drejtimi dhe mbikeqyrja e proceseve financiare, kontabel dhe fiskale, duke siguruar saktesine e raportimit dhe respektimin e legjislacionit ne fuqi.
- Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor, parashikimeve financiare dhe planeve afatshkurtra e afatgjata.
- Analiza e performances financiare, marzheve te fitimit, kostove operative dhe devijimeve nga objektivat e percaktuara.
- Menaxhimi i flukseve monetare, likuiditetit dhe kapitalit qarkullues, duke siguruar perdorimin efektiv te burimeve financiare.
- Monitorimi i llogarive te klienteve dhe furnitoreve, politikave te kreditimit, arketimeve dhe detyrimeve financiare.
- Mbikeqyrja e kontrollit financiar te stokut, kostos se mallrave te shitura dhe diferencave te inventarit.
- Identifikimi i risqeve financiare dhe hartimi i masave per optimizimin e kostove dhe rritjen e rentabilitetit.
- Zhvillimi dhe permiresimi i procedurave te kontrollit te brendshem dhe proceseve te raportimit financiar.
- Drejtimi dhe zhvillimi i ekipit te Finances, si dhe bashkepunimi me departamentet e tjera per realizimin e objektivave te kompanise.
- Pergatitja e analizave dhe rekomandimeve financiare per Drejtorin e Pergjithshem dhe drejtuesit e tjere te kompanise.
Kualifikimet
- Diplome universitare ne Finance, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha te ngjashme.
- Minimumi 7 vite eksperience profesionale ne finance dhe kontabilitet, nga te cilat te pakten 3 vite ne pozicione drejtuese.
- Eksperience ne kompani distribucioni, FMCG ose kompani tregtare perben avantazh te rendesishem.
- Njohuri te avancuara te legjislacionit fiskal dhe tatimor shqiptar dhe te standardeve kontabel te zbatueshme.
- Eksperience ne planifikimin buxhetor, raportimin financiar, menaxhimin e cash flow dhe kontrollin e kostove.
- Njohuri te avancuara te Microsoft Excel dhe eksperience ne perdorimin e sistemeve ERP.
- Aftesi te forta analitike, strategjike dhe vendimmarrese.
- Aftesi drejtuese, organizative dhe komunikuese, me orientim te qarte drejt rezultateve dhe permiresimit te vazhdueshem.
- Integritet profesional dhe aftesi per te menaxhuar informacion konfidencial financiar.
Shënime
Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen burimenjerezore@bm-shpk.com.
Rreth kompanisë
Shoqeria “B.M” SHPK e zhvillon biznesin e saj nepermjet shperndarjes dhe tregtimit te produkteve ushqimore; shumice dhe pakice, export-import, etj. Adresa: Industrial Park, Rruga Egnatia, Kashar, Tiranë