EVEREST

Menaxher Shitjesh Juglindje

EVEREST
Tirane10 Shtator 2026Afati: 8 Tetor 2026

About the job

EVEREST shpk – Kompania linder në prodhimin e profileve të aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, shpall vende vakante për pozicionet e Menaxherit të Shitjes për rajonet Jug-Lindje, Pogradec ,Elbasan ,si pjesë e projektit për të zgjeruar ekipin tonë të shitjeve.

Kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyera në fushën e shitjeve.

Detyrat

  • Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet. Bashkëpunon me departamentin e shitjeve në përpilimin e kushteve dhe kontratave të shitjes me klientët që mbulon.
  • Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
  • Raporton tek menaxheri i përgjithshem mbi performancen e shitjeve të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing apo fushë tjetër e ngjshme.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje.
  • Njohuri të gjuhës angelze dhe italiane (gjuhë të tjera janë avatazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Leje drejtimi B.

Shënime


Çfarë ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese plus bonus performance.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Orari i punes: E hene-Te premte

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nenet 12 – 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.

Rreth kompanisë

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...

EVEREST

EVEREST

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria