
Menaxher Shitjesh & Magazine Ne Showroom Durres
About the job
Magic Elektrik është një kompani shqiptare me 30 vite përvojë në fushën e instalimeve elektrike, shërbimeve teknike dhe sistemeve të automatizimit, me një portofol të gjerë projektesh në sektorin rezidencial, komercial dhe industrial. Falë standardeve të larta, përkushtimit profesional dhe certifikimeve ndërkombëtare, kemi ndërtuar një emër të respektuar në treg.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkojmë të punësojmë një Menaxher Shitjesh dhe Magazine për showroom-in tonë në Durrës.
Ofrojmë një vend pune të qëndrueshëm me mundësi zhvillimi profesional, ambient miqësor e bashkëpunues dhe pagë konkurruese.
Detyrat
- Mirëpret dhe asiston klientët në banak, duke identifikuar nevojat e tyre dhe ofruar produkte të përshtatshme.
- Harton dhe prezanton oferta sipas kërkesave të klientëve.
- Menaxhon procesin e shitjes, kryen arkëtimet dhe raporton arkën ditore.
- Regjistron shitjet dhe blerjet, ndjek hyrjen dhe daljet në magazinë.
- Monitoron gjendjen e stokut, raporton mungesat dhe ndjek furnizimet.
- Organizon dhe mirëmban rendin e rafteve, banakut dhe magazinës së brendshme.
- Ruan marrëdhëniet me klientët.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Eksperienca e mëparshme në shitje ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
- Njohuri bazë kompjuterike (Microsoft Office, POS).
- Njohja e materialeve elektrike konsiderohet avantazh, por ofrohet trajnim i plotë.
- Integritet, profesionalizëm, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
Shënime
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në magicelektrik@yahoo.com.
Për çdo pyetje pyetje dhe paqartësi mos hezitoni të kontaktoni në +355672081525
Rreth kompanisë
Magic Elektrik Sh.p.k., një kompani me 30 vite përvojë në fushën e shërbimeve elektrike në Shqipëri, ofron zgjidhje të integruara, të sigurta, efiçente dhe produktive në infrastrukturën e energjisë, proçeset industriale dhe aplikimet rezidenciale. Magic Elektrik bashkëpunon me firmat më të njohura europiane për prodhimin dhe distribucionin e materialeve elektrike, impianteve elektrike, produkteve të automatizimit, produkteve të ndriçimit, etj. Me një staf të kualifikuar dhe të çertifikuar, Magic Elektrik është sinonim i përkushtimit, sigurisë dhe inovacionit në çdo projekt që...
