EVEREST

Inxhinier Prodhimi

EVEREST
Tirane23 Tetor 2026Afati: 17 Nëntor 2026

About the job

EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, njofton hapjen e vendit të lirë të punës për pozicionin Inxhinieri Prodhimi për të mbështetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Inxhinieri i Prodhimit, në bashkëpunim me Përgjegjësin e repartit respektiv, ka si qëllim menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit, duke garantuar cilësinë e produktit, efikasitetin e prodhimit dhe zbatimin e standardeve teknike dhe të sigurisë.

Inxhinieri bashkëpunon ngushtë me ekipet e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve.

Punë është me turne.

Detyrat

Detyrat Kryesore:

  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve të prodhimit.
  • Monitorimi i procesit gjatë fazës së prodhimit dhe sigurimi i cilësisë së produktit final.
  • Optimizimi i proceseve për rritjen e eficiencës dhe uljen e humbjeve.
  • Bashkëpunim me departamentet e tjera të Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes.
  • Zbatimi i standardeve teknike, të sigurisë dhe procedurave operative.
  • Analiza e problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësim të vazhdueshëm.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i burimeve njerëzore të repartit përkatës.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Materiale, Kimike ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca e punës në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të aluminit përbën avantazh, por nuk është kusht.
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Njohuri të mira të MS Office; njohja e programeve teknike përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe me dëshirë për tu rritur profesionalisht.

Shënime


Përfitimet:

  • Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Transport i siguruar nga kompania.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nenet 12 – 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.

Rreth kompanisë

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...

EVEREST

EVEREST

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria

Latest jobs from this company