
Menaxhere Administrimi – Godina Rezidenciale
About the job
Ne jemi ARLIS CONSTRUCTION part of ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Menaxhere Administrimi.
Pozicioni: Menaxhere Administrimi-Godina Rezidenciale
Departamenti: Administrim
Përmbledhja e pozicionit:
Menaxheri/ja i/e Administrimit të Godinave Rezidenciale është përgjegjës/e për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e administrimit të përditshëm të godinave rezidenciale. Pozicioni përfshin bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me administratorët e godinave, për të garantuar funksionimin normal të ambienteve dhe shërbimeve të përbashkëta, mirëmbajtjen e pronës, zgjidhjen e problematikave dhe përmbushjen e standardeve të shërbimit ndaj banorëve.
Detyrat
- Administrimi dhe menaxhimi i përditshëm i godinave rezidenciale
- Komunikimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me administratorët e godinave, duke ndjekur realizimin e detyrave dhe problematikave të evidentuara
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e punës së administratorëve
- Komunikimi dhe bashkëpunimi me banorët
- Mbikëqyrja e shërbimeve të pastrimit, sigurisë dhe mirëmbajtjes
- Koordinimi me teknikët
- Ndjekja e pagesave të administrimit dhe shpenzimeve të përbashkëta
- Trajtimi dhe zgjidhja e problematikave dhe kërkesave të banorëve
- Përgatitja e raporteve periodike mbi administrimin dhe ecurinë e godinave
- Kontrolli i zbatimit të rregullave dhe standardeve të administrimit
Kualifikimet
- Arsimi i lartë
- Eksperiencë e mëparshme në administrim
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi
- Aftësi për të menaxhuar situata dhe për të zgjidhur problematika
- Njohuri të mira kompjuterike
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe profesionalizëm
Shënime
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura luten të dergojne CV-në e tyre në adresën e email: xh.lilo@armaar.al me subjekt: “Menaxhere Administrimi-Godina Rezidenciale”
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Arlis Construction” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Suksese!
Rreth kompanisë
Arlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese. Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet. Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik.
