Kalaja Talent Consulting

Pergjegje Montimi

Kalaja Talent Consulting
Tirane29 Tetor 2026Afati: 27 Nëntor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Pergjegjes Montimi.

Detyrat

  • Organizon brigadën dhe ndan detyrat ditore sipas planit të punës.
  • Drejton montimin e strukturave mbajtëse dhe paneleve sipas projektit dhe udhëzimeve të prodhuesit.
  • Ndjek rreshtimin, nivelimin, fiksimet dhe shtrëngimet sipas kërkesave teknike.
  • Planifikon nevojat për punëtorë, materiale, vegla dhe pajisje, në koordinim me inxhinierin e kantierit.
  • Kontrollon cilësinë gjatë punës dhe organizon korrigjimin e mangësive të identifikuara.
  • Mbikëqyr respektimin e rregullave të sigurisë dhe ndërhyn menjëherë kur konstaton punë të pasigurta.
  • Orienton punonjësit e rinj dhe ruan disiplinën e bashkëpunimin brenda ekipit.
  • Raporton çdo ditë progresin, prezencën e punëtorëve dhe pengesat që ndikojnë në realizimin e punës.

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme si kryepunëtor ose drejtues brigade në montimin e strukturave fotovoltaike.
  • Njohuri praktike të proceseve të montimit dhe përdorimit të veglave e pajisjeve përkatëse.
  • Aftësi për të lexuar skica montimi dhe për të zbatuar udhëzime teknike.
  • Aftësi të provuara në organizimin e punës dhe drejtimin e punëtorëve me korrektësi e vendosmëri.
  • Përgjegjshmëri për cilësinë, afatet dhe sigurinë në punë.
  • Gatishmëri për të punuar në kantiere në zona të ndryshme të Shqipërisë.
  • Referencat nga projekte të mëparshme dhe patenta e kategorisë B përbëjnë avantazh.
  • Për këtë pozicion vlerësohet përvoja praktike në drejtimin e brigadave; diploma universitare nuk është kusht.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Përgjegjës
Kategoria