Enpi

Menaxhere Shitjesh B2B

Enpi
Tirane24 Shtator 2026Afati: 16 Tetor 2026

About the job

Menaxhere Shitjesh B2B për një kompani që operon në sektorin e energjetikës.

Detyrat

  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së shitjeve B2B.
  • Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë në tregun biznes.
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve elektrike nga TU ne TL si dhe impianteve fotovoltaike.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me kompani, investitorë dhe partnerë biznesi.
  • Analizimi i nevojave të klientit dhe koordinimi me ekipin teknik për propozimin e zgjidhjeve të përshtatshme.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave tekniko-komerciale.
  • Negocimi i kushteve tregtare dhe ndjekja e procesit deri në finalizimin e kontratës.
  • Ndjekja e projekteve dhe koordinimi me departamentet teknike pas finalizimit të shitjes.
  • Monitorimi i tregut energjetik, konkurrencës dhe mundësive të reja për zhvillim biznesi.
  • Menaxhimi i pipeline-it të shitjeve dhe realizimi i objektivave të përcaktuara.
  • Raportimi periodik mbi shitjet, klientët potencialë dhe projektet në proces.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, preferencialisht në sektorin e energjetikës.
  • Njohuri mbi impiantet fotovoltaike, energjinë e rinovueshme dhe projektet energjetike.
  • Njohuri mbi projektet e ndërtimit dhe mënyrën e zhvillimit/zbatimit të projekteve teknike përbëjnë avantazh.
  • Eksperienca në shitjen e projekteve, sistemeve ose zgjidhjeve teknike për klientë biznes është e preferuar.
  • Aftësi për të kuptuar dhe prezantuar dokumentacion, specifikime dhe oferta tekniko-komerciale.
  • Aftësi shumë të mira në negocim dhe zhvillim biznesi.
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
  • Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët.
  • Njohja e tregut energjetik shqiptar përbën avantazh.
  • Patentë drejtimi dhe gatishmëri për takime dhe vizita pranë klientëve.

Shënime


Aplikoni në : +355684075400 ose info@enpi.al

Rreth kompanisë

Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.Materialet qe ne tregetojme jane :• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV• Shtylla te zinguara...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria

Latest jobs from this company