
Menaxhere Shitjesh / Konsulent Shitjesh dhe Klientësh
About the job
Qëllimi i Pozicionit
Konsulenti i Shitjeve dhe Klientëve është përgjegjës për menaxhimin e komunikimit dhe procesit të shitjes direkte për klientët e kompanisë ENPI. Ky rol siguron ofrimin e informacionit korrekt mbi produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë, duke garantuar një eksperiencë profesionale, të strukturuar dhe efikase për klientët.
Konsulenti kontribuon në mbështetjen e aktiviteteve komerciale, administrimin korrekt të kërkesave të klientëve dhe koordinimin me departamentet përkatëse për realizimin e porosive dhe projekteve.
Gjithashtu, Konsulenti i Shitjeve dhe Klientëve mbështet përdorimin dhe administrimin e moduleve të Shitjeve dhe CRM në sistemin ERP Odoo, duke siguruar regjistrimin korrekt të klientëve, ofertave, porosive dhe komunikimeve tregtare në sistem.
Detyrat
- Ofron informacion dhe asistencë profesionale për klientët që kontaktojnë kompaninë
- Prezanton produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë sipas kërkesave të klientëve
- Menaxhon kërkesat, pyetjet dhe komunikimet e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase
- Përgatit oferta bazë, preventivë dhe dokumentacionin fillestar të shitjes
- Koordinon kërkesat e klientëve me departamentet teknike dhe operative të kompanisë
- Ndjek procesin e porosive dhe informon klientët mbi statusin e realizimit
- Kontribuon në ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve profesionale me klientët
- Siguron regjistrimin korrekt të klientëve dhe aktiviteteve të shitjes në sistemin ERP Odoo
- Mbështet administrimin e moduleve CRM dhe Sales në Odoo ERP
- Siguron përditësimin korrekt të databazës së klientëve dhe historikut të komunikimeve në sistem
Detyra Operative
- Pranon dhe trajton kërkesat e klientëve në sportel, telefon ose email
- Përgatit oferta të thjeshta komerciale dhe dokumentacion mbështetës sipas procedurave të kompanisë
- Regjistron klientët, ofertat dhe porositë në sistemin Odoo ERP
- Përditëson të dhënat e klientëve dhe statusin e porosive në sistem
- Bashkëpunon me Departamentin e Projekteve për sqarime teknike dhe përshtatjen e zgjidhjeve sipas kërkesave të klientëve
- Koordinon me Departamentin e Prodhimit për informacion mbi afatet dhe disponueshmërinë
- Punon me Departamentin e Financës për çështje që lidhen me çmime, pagesa dhe faturim
- Bashkëpunon me Departamentin e Blerjeve dhe Magazinën për informacion mbi disponueshmërinë e materialeve
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e shitjeve dhe kërkesat e klientëve
- Ndjek kënaqësinë e klientit dhe adreson problematika operative sipas procedurave të kompanisë
Autoritet dhe Vendimmarrje
- Propozon mundësi për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit dhe procesit të shitjes
- Jep sugjerime mbi nevojat dhe kërkesat e klientëve për përmirësimin e ofertës së kompanisë
- Negocion kushte bazë të shitjes brenda limiteve të përcaktuara nga kompania
- Eskalon çështje teknike, kontraktuale ose financiare tek menaxhmenti përkatës
- Raporton problematika ose devijime të identifikuara në proceset operative dhe në sistemin ERP Odoo
Linja e Raportimit
- Raporton drejtpërdrejt te Business Development Manager / CEO , COO
- Paraqet raporte periodike mbi aktivitetin e shitjeve, klientët dhe porositë në proces
- Raporton mbi përdorimin dhe problematikat operative të moduleve Sales dhe CRM në Odoo ERP
Ndërveprimi Ndër-departamental
Konsulenti i Shitjeve dhe Klientëve bashkëpunon ngushtë me:
- Departamentin e Projekteve për përgatitjen e ofertave dhe sqarimeve teknike
- Departamentin e Prodhimit për informacion mbi afatet dhe kapacitetet operative
- Departamentin e Financës për çështje që lidhen me çmime, pagesa dhe faturim
- Departamentin e Blerjeve dhe Magazinën për informacion mbi disponueshmërinë e materialeve
- Departamentet operative për integrimin korrekt të proceseve të shitjes në sistemin ERP Odoo
Shënime
Aplikoni në : +355684075400 ose info@enpi.al
Rreth kompanisë
Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.Materialet qe ne tregetojme jane :• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV• Shtylla te zinguara...