HR-Studio

Menaxhere Zyre

HR-Studio
Tirane16 Shtator 2026Afati: 13 Tetor 2026

About the job

HR Studio po kërkon një Menaxhere Shitjesh & Koordinim Zyre, e cila do të ketë një rol kyç në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, ndjekjen e proceseve të shitjes dhe koordinimin e aktivitetit të përditshëm të zyrës.

Pozicioni kërkon një profil dinamik, të organizuar dhe komunikues, që di të ndërtojë marrëdhënie profesionale me klientët dhe njëkohësisht të sigurojë që proceset e brendshme të ndiqen në mënyrë korrekte dhe në kohë.

Detyrat

  • Komunikimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Përgatitja dhe ndjekja e ofertave deri në finalizimin e shitjes.
  • Ndjekja e kërkesave, porosive dhe proceseve të klientëve nga kontakti fillestar deri në përfundim.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes telefonit, email-it dhe takimeve në zyrë.
  • Ndjekja e klientëve pas ofertimit dhe zhvillimi i mundësive të reja për shitje.
  • Koordinimi i proceseve të përditshme të zyrës dhe sigurimi i rrjedhës së informacionit ndërmjet departamenteve.
  • Koordinimi me magazinën, financën, logjistikën apo departamentet e tjera për realizimin në kohë të kërkesave të klientëve.
  • Organizimi dhe ndjekja e dokumentacionit që lidhet me ofertat, porositë dhe shitjet.
  • Përditësimi dhe mirëmbajtja e databazës së klientëve.
  • Monitorimi i ecurisë së shitjeve dhe përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin.
  • Menaxhimi i problematikave apo kërkesave të klientëve dhe koordinimi i zgjidhjes së tyre me ekipet përkatëse.
  • Mbështetja e menaxhmentit në organizimin dhe koordinimin e proceseve të brendshme të zyrës.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, menaxhim klientësh, koordinim zyre ose pozicione të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
  • Orientim drejt klientit dhe rezultateve të shitjes.
  • Aftësi të mira organizative dhe në menaxhimin e disa proceseve paralelisht.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Outlook.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi.
  • Korrektësi, iniciativë dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave.
  • Paraqitje dhe komunikim profesional.

Shënime


Apliko: Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com , +355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Zyre
Kategoria

Latest jobs from this company