Aluflor America

Menaxhere Zyre

Aluflor America
Tirane23 Tetor 2026Afati: 18 Nëntor 2026

About the job

Office Manager pozicioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e përditshëm të zyrës, menaxhimin e dokumentacionit dhe korrespondencës zyrtare, si dhe ofrimin e mbështetjes administrative për CEO-n dhe stafin. Ky pozicion siguron mbarëvajtjen e proceseve administrative, koordinimin e aktiviteteve të zyrës dhe komunikimin profesional me vizitorët, klientët dhe partnerët e kompanisë.

Detyrat

  • Protokollimi i shkresave hyrëse dhe dalëse.
  • Sistemimi, arkivimi dhe administrimi i dokumentacionit fizik dhe elektronik.
  • Organizimi i agjendës, takimeve dhe koordinimi i aktiviteteve të zyrës.
  • Asistenca administrative për CEO-n dhe stafin.
  • Pritja dhe orientimi i vizitorëve, klientëve dhe partnerëve të biznesit.
  • Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe korrespondencës zyrtare.
  • Administrimi i materialeve të zyrës dhe mbajtja e inventarit.
  • Koordinimi me furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve.
  • Ndjekja e shpenzimeve administrative në bashkëpunim me Financën.
  • Ruajtja e konfidencialitetit të dokumentacionit dhe informacionit të kompanisë.

Kualifikimet

  • Te kenë përfunduar arsimin e lartë ne Shkenca Sociale/ Psikologji/Shkenca Politike/ Ekonomi ;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe koordinuese.
  • Përpikëri, korrektësi, profesionalizëm dhe aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

Shënime


Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.

  • E-Mail: aplikime1@aluflor.com
  • Adresa:Rr. “Gramoz Pashko”, Perball terminalit te Jug-Lindjes, Tirane.
  • Nr Cel: +355 67 404 1209

Rreth kompanisë

Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Aluflor America

Aluflor America

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Zyre
Kategoria