
Mesuese e Ciklit te Ulet
About the job
The Afterschool House kërkon të zgjerojë ekipin me një Mësuese për After School, e cila do të angazhohet në edukimin, mësimdhënien dhe përkujdesjen e fëmijëve pas orarit shkollor.
Detyrat
- Mbështetja e fëmijëve në kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe përgatitjen mësimore.
- Shpjegimi dhe përforcimi i njohurive të marra në shkollë.
- Organizimi i aktiviteteve edukative dhe krijuese.
- Edukimi i fëmijëve dhe nxitja e disiplinës, përgjegjshmërisë dhe pavarësisë.
- Ndjekja e progresit dhe nevojave individuale të çdo fëmije.
- Krijimi i një ambienti pozitiv, të sigurt dhe motivues për të mësuar.
Kualifikimet
- Arsim i lartë, preferohet në Mësuesi, Pedagogji ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca e mëparshme në punën me fëmijë përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe mësimdhënieje.
- Përkushtim, durim, përgjegjshmëri dhe dashuri për punën me fëmijët.
Shënime
Per te aplikuar mund te kontaktoni ne adresen e emailit: Dalilamyrta03@gmail.com ose ne numrin e telefonit: +355696381652
Rreth kompanisë
The Afterschool House është një qendër edukimi dhe shkollimi pas-shkollor për fëmijë, e fokusuar në arsimimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre akademik e personal. Qëllimi kryesor i qendrës është që koha pas shkollës të shfrytëzohet në mënyrë produktive, duke u ofruar fëmijëve mbështetjen dhe përkujdesjen e nevojshme në procesin e të mësuarit. Në The Afterschool House, fëmijët mësojnë, kryejnë detyrat e shkollës, përforcojnë njohuritë e marra në mësim dhe zhvillojnë aftësi të reja nën udhëzimin dhe kujdesin e stafit. Vëmendje...