GROWIN

Marketing Team Leader

GROWIN
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 7 Dhjetor 2026

About the job

*GROWIN PO PUNËSON | MARKETING TEAM LEAD*

Në Growin kërkojmë një drejtues/e të ekipit të marketingut që di ta kthejë objektivin e një biznesi në një plan konkret për përmbajtjen dhe reklamat, t’i japë drejtim ekipit dhe të vendosë çfarë duhet ndryshuar kur një fushatë nuk po arrin rezultatet e pritshme.

Do të drejtosh një ekip me *dizajnerë grafikë, specialist/e të Meta Ads, krijues/e përmbajtjeje dhe specialist/e të social media*. Do të mbash përgjegjësi për prioritetet, cilësinë e punës, afatet dhe rezultatet për disa klientë njëkohësisht.

Detyrat

Çfarë do të bësh

  • Ndërton planet mujore të marketingut sipas objektivave të çdo klienti, nga përmbajtja organike te fushatat me pagesë.
  • Ndan detyrat, koordinon ngarkesën e ekipit dhe jep feedback konkret gjatë realizimit të punës.
  • Drejton zhvillimin e ideve kreative, kalendarëve të përmbajtjes, skenarëve për Reels, dizajnit dhe editimit të videove.
  • Miraton materialet para publikimit.
  • Mbikëqyr fushatat në Meta Ads dhe vendos me specialistin/en çfarë të testohet në audiencë, buxhet dhe materiale reklamuese.
  • Analizon rezultatet dhe i shpjegon ekipit dhe klientëve çfarë funksionoi dhe cilat ndryshime do të bëhen në vijim.

Kualifikimet

Çfarë kërkojmë

  • Minimumi 5 vite eksperiencë në marketing digjital, nga të cilat të paktën 2 vite në drejtimin e një ekipi marketingu.
  • Eksperiencë në menaxhimin paralel të disa klientëve ose markave. Përvoja në agjenci përbën avantazh.
  • Njohuri të forta në social media, strategji përmbajtjeje dhe trende, me aftësi për t’i përshtatur idetë me audiencën dhe objektivin e çdo marke.
  • Eksperiencë praktike në Meta Ads Manager*dhe aftësi për të vlerësuar performancën e fushatave sipas objektivit, kostos për rezultat dhe konvertimeve.
  • Aftësi për të vlerësuar dizajnin, tekstin dhe videon, si dhe për t’i dhënë ekipit udhëzime të qarta për përmirësim.
  • Aftësi në delegim, vendosjen e prioriteteve dhe komunikimin me ekipin e klientët.
  • Njohuritë praktike në Google Ads dhe editimi bazë i videove të shkurtra përbëjnë avantazh.

Shënime


Si të aplikosh

Dërgo *CV-në, portofolin dhe një shembull fushate që ke drejtuar* në **departamentiburimenjerezore@gmail.com, me subjektin **Marketing Team Lead – Growin*.

Na trego shkurt cili ishte objektivi i fushatës, si e drejtove ekipin dhe çfarë rezultati arritët.

Rreth kompanisë

GROWIN

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Marketingu
Kategoria