
Financier/e
About the job
Financieri/ja e Projektit është përgjegjëse për rregjistrimin e dokumentacionit bazë financiar, për rakordimet me furnitorët/klientët, pergatitjen e raporteve financiare dhe raportimin e saktë të rezultateve financiare tek Menaxherja e Finances.
Detyrat
- Realizon regjistrimin e dokumentacionit financiar në kontabilitet, si dhe realizon ndjekjen e gjendjes së tyre.
- Pergatit raporte periodike financiare sipas udhëzimeve dhe kërkesës së Drejtorit të Financës dhe Drejtorit Operacional.
- Kryen rakordimet me klientët dhe furnitorët.
- Mban kartelat e debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile për projektet që i caktohen.
- Kryen analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
- Bashkëpunon me menaxherët e financave dhe menaxherët e projektit për të optimizuar rezultatet financiare dhe për të mbështetur iniciativat strategjike.
- Kryen raportimin javor të detyrave të realizuara dhe paraqet planin e punës për javën në vijim tek Eprori.
- Zbaton politikat, procedurat dhe rregullat e kompanisë.
- Udhëheqë projekte dhe iniciativa ndërfunksionale për të përmirësuar proceset dhe sistemet financiare.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie të forta me palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme për të mbështetur objektivat e biznesit.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik, dega Financë.
- Jo me pak se 5 vite përvoje pune në sektorin e financës dhe të Kontabilitetit.
- Kerkese e detyrueshme, eksperience ne industrine e ndertimit.
- Njohuri shumë të mira programet e analizave financiare, prioritet njohja e programit Navision si dhe programet (Financa 5”, Exel)
- Të ketë aftësi analizuese dhe orienintimi drejt zgjidhjes
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe në të shkruar. Të ketë aftësi për të përcjellë kompleksitetin e informacionit financiar sa më të qartë dhe konciz.
- Të jetë e motivuar me qëllimin për të arritur rezultate dhe përmirësim të vazhdueshëm.
- Të jetë bashkëpunues me aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të mardhënieve me kolegët.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Shënime
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: hr@orion.al
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 10.12.2026.
“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar hr@orion.al , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.
hr@orion.al. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.
Rreth kompanisë
“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit. Ne rrugen drejt rritjes, kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej...
