Agikons

Punetor Ndihmes

Agikons
Durrës30 Tetor 2026Afati: 24 Nëntor 2026

About the job

Pozicioni: Punëtor Ndihmës – Punime KUZ
Fusha e veprimtarisë: Mbështetja e proceseve të punës për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza.

Përmbledhje e pozicionit

Punëtori Ndihmës – Punime KUZ mbështet realizimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, duke kryer detyra ndihmëse në kantier, në bashkëpunim me specialistin e ndërtimit, operatorët e mjeteve mekanike dhe pjesën tjetër të ekipit.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kryen punime ndihmëse për hapjen, pastrimin dhe sistemimin e kanaleve të kanalizimeve, në bashkëpunim me operatorët e mjeteve mekanike.
  • Ndihmon në përgatitjen dhe sistemimin e shtratit të tubacioneve, sipas udhëzimeve të specialistit të ndërtimit.
  • Ndihmon në transportin, pozicionimin dhe montimin e tubacioneve, rakorderive dhe elementeve të tjera të rrjetit KUZ.
  • Pastron kanalet nga materialet e tepërta, gurët dhe mbetjet që pengojnë vendosjen e tubacioneve.
  • Ndihmon në vendosjen dhe sistemimin e materialeve të mbushjes, si dhe në përgatitjen e sipërfaqes për proceset e ngjeshjes.
  • Transporton dhe sistemon materialet e ndërtimit, përfshirë rërën, cakullin, stabilizantin dhe materialet e tjera të nevojshme.
  • Kryen punime ndihmëse për ndërtimin dhe sistemimin e pusetave, duke përfshirë transportin e materialeve dhe pastrimin e zonës së punës.
  • Ndihmon në vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës së përkohshme, barrierave dhe elementeve të sigurisë në kantieret e vendosura në rrugë automobilistike.
  • Ndihmon në ruajtjen e aksesit për banorët, automjetet dhe shërbimet emergjente në zonat ku zhvillohen punimet.
  • Pastron dhe sistemon zonën e punimeve, duke larguar mbetjet e ndërtimit dhe duke mbajtur të lira hapësirat e qarkullimit.
  • Ndihmon në rikthimin e sipërfaqeve të prekura nga punimet, sipas udhëzimeve të përgjegjësit dhe kërkesave të projektit.
  • Zbaton udhëzimet e specialistit të ndërtimit dhe respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke përdorur pajisjet mbrojtëse individuale.

Shënime

Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin: 068 648 0086.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë.

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punëtor
Kategoria