Mia Finance

Oficer Kredie

Mia Finance
Tirane30 Tetor 2026Afati: 20 Nëntor 2026

About the job

Pozicioni: Oficer Kredie

Vendndodhja: Degët e Tiranës

PERSHKRIMI I POZICIONIT

Oficeri i Kredive ka përgjegjësinë kryesore për gjenerimin e klientëve të rinj, ruajtjen dhe zhvillimin e portofolit ekzistues, disbursimin e mikrokredive, si dhe menaxhimin e cilësisë së portofolit të kredive, në përputhje me politikat dhe objektivat e institucionit.

Pozicioni përfshin gjithashtu veprime bazë në arkë (nëse kërkohet) dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë me klientët.

Detyrat

  • Shitje & Zhvillim Portofoli.
  • Analizë Financiare dhe Kreditore.
  • Cilësia e Kredive.
  • Menaxhimi i Portofolit & Cilësia e Kredive.
  • Raportim & Përputhshmëri.
  • Veprime në Arkë (nëse kërkohet).

Kualifikimet

Edukimi & Eksperienca

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 3–5 vite eksperiencë në kreditim/mikrofinancë/ bankë.
  • Eksperiencë e provuar në shitje kredie dhe menaxhim portofoli.

Aftësi Personale & Kompetenca

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes.
  • Njohuri të mira të analizës financiare dhe menaxhimit të riskut.
  • Aftësi për të punuar në terren dhe për të ndërtuar marrëdhënie me klientët.
  • Njohuri shumë të mira të MS Excel.
  • Vlerësohet eksperienca në përfaqësim institucional dhe aftësia për të ndërtuar marrëdhënie me komunitetin lokal.
  • Aftësi për të kontribuar në zhvillimin e produkteve të reja.
  • Kërkohet patentë e vlefshme (kategoria B).

Shënime


Eja bashkohu edhe ti në ekipin MiA, mos hezito të aplikosh duke dërguar CV-në në adresën: burimenjerezore@miafinance.al Numër telefoni: +355 67 44 44 114

Rreth kompanisë

MiA finance sh.a është vendi i duhur për t’u financuar për kërkesat tuaja, duke nisur nga kredi te shpejta, deri tek kredi konsumatore me keste apo kredi te biznesit.Aplikoni online ose na vizitoni në degët tona.

Mia Finance

Mia Finance

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Analist Kredie
Kategoria