
Operator/e Turizem Dentar Italisht
Dental Escape Albania
About the job
Eugen Turizëm Dentar, në Tiranë, kërkon të punësojë Operator/e Dentar/e në Gjuhën Italiane
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Komunikimi në gjuhën italiane me pacientët përmes telefonit, emailit dhe WhatsApp-it.
- Informimi i pacientëve mbi shërbimet dhe ofertat e klinikës, sipas informacionit të miratuar nga stafi mjekësor.
- Planifikimi dhe konfirmimi i takimeve dhe konsultave dentare.
- Ndjekja e kërkesave të pacientëve dhe mbajtja e kontakteve gjatë procesit.
- Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave në sistem, duke ruajtur konfidencialitetin.
- Bashkëpunimi me stafin mjekësor për përcjelljen e dokumentacionit dhe koordinimin e vizitave.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, në të folur dhe në të shkruar.
- Aftësi të mira komunikimi, dëgjimi dhe prezantimi.
- Eksperienca në call center.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike dhe mjeteve të komunikimit online.
- Aftësi organizative, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur disa kërkesa njëkohësisht.
- Njohja e terminologjisë dentare në italisht përbën avantazh.
Per aplikime kontaktoni ne numrin e celularit +355688049970 ose email dentalescape@gmail.com
Adresa: Tirane
Rreth kompanisë
Eugen Turizëm Dentar është një kompani me bazë në Tiranë, që vepron në fushën e turizmit dentar.Kompania u drejtohet pacientëve nga jashtë vendit që kërkojnë kujdes dentar në Tiranë.