EVEREST

Drejtor Prodhimi

EVEREST
Tirane13 Tetor 2026Afati: 17 Nëntor 2026

About the job

EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, njofton hapjen e vendit të lirë të punës për pozicionin Drejtor Prodhimi për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Pozicioni ka për detyrë të organizoj, drejtoj dhe kontrolloj procesin e prodhimit, duke siguruar përputhje me standardet e cilësisë, efikasitetin, respektim të afateve dhe standardeve të sigurisë.

Pozicioni duhet të garantoj planifikim optimal të burimeve njerëzore, menaxhim të stafit dhe mirëmbajtje të pajisjeve për një proces të pandërprerë prodhimi.

Detyrat

Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore:
Planifikimi & Organizimi

  • Menaxhon dhe koordinon të gjithë aktivitetin e repartit të prodhimit.
  • Harton planin ditor/javor të prodhimit bazuar në porositë dhe prioritetet.
  • Së bashku me inxhinierët shpërndan detyrat e punës për çdo grup pune / operator.
  • Kryen trajnimet e nevojshme për stafin e departamentit.

Mbikëqyrja e Procesit të Prodhimit

  • Siguron që të gjitha fazat e prodhimit kryhen sipas standardeve të kërkuara.
  • Kontrollon cilësinë në çdo fazë prodhimi dhe merr masa korrigjuese.
  • Monitoron performancën ditore dhe eleminon vonesat teknike / operacionale.
  • Kryen raporte ditore/javore/mujore dhe i raporton tek Administratori.

Menaxhimi i Stafit

  • Drejton ekipet e prodhimit dhe operatorët e linjave.
  • Trajnon dhe zhvillon inxhinierët e rinj dhe punonjësit e repartit.
  • Vlerëson performancën dhe propozon masa disiplinore/ motivuese kur është e nevojshme.

Cilësia & Siguria

  • Zbaton standardet e prodhimit dhe ato të kontrollit të cilësisë.
  • Siguron përdorimin e pajisjeve të sigurisë nga punonjësit.
  • Raporton dhe menaxhon incidentet në repart.
  • Dokumenton defektet, mbetjet dhe produktet e dëmtuara.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Industriale, ose profil i ngjashëm.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në industri prodhimi dhe përpunimi.
  • Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e grupeve të punës.
  • Njohuri në dokumentim, plane prodhimi dhe metoda optimizimi.
  • Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhje problemesh.
  • Njohuri për standardet e cilësisë dhe teknologjitë e prodhimit.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.

Shënime


Përfitimet:

  • Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Transport i siguruar nga kompania.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nenet 12 – 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.

Rreth kompanisë

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...

EVEREST

EVEREST

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Prodhimi
Kategoria

Latest jobs from this company