IXHEM Parafabrikat

Operator Kontrolli (Hyrje-Daljeve dhe Regjistrimin e Mallrave) Durres

IXHEM Parafabrikat
Durrës29 Tetor 2026Afati: 21 Nëntor 2026

About the job

I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive, të afta për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë: Operator Kontrolli (Hyrje-Daljeve dhe Regjistrimin e Mallrave).

Detyrat

  • Përgatitja e faturave të shoqërimit për kamionët e ngarkuar me materiale që dalin nga fabrika.
  • Kontrolli dhe shënimi i peshave të kamionëve gjatë peshimit (bosh dhe me ngarkesë).
  • Regjistrimi në programin e peshores i materialeve/elementeve që hyjnë dhe dalin nga fabrika.
  • Regjistrimi i të dhënave në kompjuter dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës.
  • Monitorimi i lëvizjeve në pikën e kontrollit dhe raportimi i çdo parregullsie.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm ose i lartë (arsimi i lartë nuk është i detyrueshëm).
  • Njohuri bazë në përdorimin kompjuterit (Excel/Word).
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes në punë.
  • Eksperienca e mëparshme në role të ngjashme është avantazh.
  • Patente klasi B.
  • Kandidatët preferohen të jenë me banim në Durrës.

Shënime


Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit : hr@ixhem.com ose eridona.jaho@ixhem.com .

Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.

Rreth kompanisë

E krijuar në vitin 2008 si rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj me kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes. I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
High school
Arsimimi i kërkuar
Operator
Kategoria