Kid Zone

Operator Sigurie

Kid Zone
Durrës26 Gusht 2026Afati: 25 Shtator 2026

About the job

Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Operatori i Sigurisë është përgjegjës për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për konsumatorët dhe punonjësit, si dhe për monitorimin e ambienteve të dyqanit dhe magazinës.

Ai/ajo siguron funksionimin korrekt të të gjitha sistemeve të sigurisë, ndjek zbatimin e procedurave të brendshme dhe merr masa për parandalimin e vjedhjeve, incidenteve dhe rreziqeve të ndryshme.

Operatori siguron komunikim efikas me stafin dhe menaxhmentin.

Detyrat

  • Siguron një mjedis të sigurt për klientët dhe stafin
  • Monitoron sistemet e sigurisë dhe pajisjet përkatëse
  • Zbaton dhe kontrollon procedurat e sigurisë në të gjithë dyqanin
  • Menaxhon hyrjet, vizitorët dhe situatat e dyshimta
  • Parandalon dhe trajton rastet e vjedhjeve
  • Monitoron masat kundër zjarrit dhe emergjencat
  • Informon dhe udhëzon stafin mbi sigurinë
  • Menaxhon situata të papritura dhe mbështet operacionet sipas nevojës

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm
  • 6 muaj – 1 vit eksperiencë në pozicion të ngjashëm
  • Njohuri bazë kompjuteri
  • Njohja e një gjuhe të huaj (avantazh)
  • Leje drejtimi klasa B

Aftësi:

  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës në siguri
  • Aftësi për marrje vendimesh dhe zgjidhje problemesh
  • Aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim
  • Aftësi për të ndjekur dhe zbatuar procedurat
  • Gatishmëri për orare fleksibël

Shënime

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të kontaktoni në +355 69 803 3946 & +355 68 200 9964

Rreth kompanisë

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
High school
Arsimimi i kërkuar
Koordinator Projektesh
Kategoria

Latest jobs from this company