
Operatore Paketimi
About the job
Kraco kerkon te punesoje: Punonjese Paketimi.
Detyrat
- Kryen procesin e paketimit të produkteve sipas standardeve të përcaktuara nga kompania.
- Kontrollon cilësinë e produkteve përpara paketimit për të siguruar që ato përmbushin kërkesat.
- Mban rendin dhe pastërtinë në zonën e punës për të siguruar një ambient të sigurt dhe efikas.
- Raporton çdo problem ose anomali në procesin e paketimit te menaxherët e linjës.
- Pjesëmarrës aktiv në trajnime për përmirësimin e proceseve të paketimit dhe efikasitetit.
- Përgatit dhe organizon materialet e nevojshme për paketimin e produkteve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, preferohet në fushën e logjistikës ose prodhimit.
- Të jetë e gatshme të punojë në një ambient dinamik dhe të përshtatet me ritmin e punës.
- Të jetë korrekte, e shkathët dhe e përgjegjshme për detyrat që i jepen.
- Eksperienca pune në pozita të ngjashme përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të punojë në ekip.
Shënime
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Punonjëse Paketimi ne adresen e email: hr@kraco.al
Ju njoftojme se të gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr9887 percaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Rreth kompanisë
Çdo ditë universi i produkteve të kompanisë ofron 250.000 konsumime. KRACO është kompani prodhuese, lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, përgatitjeve për pije të ftohta si edhe përgatitjeve për ëmbëlsira. Kompania KRACO filloi aktivitetin në vitin 1997 si një nga kompanitë e para në industrinë e prodhimit të produketeve ushqimore.
