AMG

Pergjegjës per Analizë Koordinim

AMG
Tirane4 Shtator 2026Afati: 2 Tetor 2026

About the job

Menaxheri i Analizës, Raportimit dhe Kontrollit të Performancës është përgjegjës për organizimin e proceseve të mbledhjes, kontrollit, analizimit dhe raportimit të të dhënave të kompanisë.
Pozicioni drejton punën e Koordinatorëve të Shitjeve, monitoron performancën e ekipeve dhe proceseve, siguron saktësinë e raporteve dhe ofron analiza të strukturuara për mbështetjen e vendimmarrjes së Administratorit dhe drejtuesve të kompanisë. Departamenti funksionon në mënyrë të pavarur nga Departamenti i Shitjeve, duke siguruar raportim objektiv dhe kontroll të paanshëm të rezultateve.

Detyrat

  • Organizon procesin e mbledhjes, kontrollit, pastrimit dhe analizimit të të dhënave nga sistemet e kompanisë, përfshirë Web Flex, DVG App, NAVISION, Finance 5, DE-Pos, GPS dhe Excel.
  • Siguron që të dhënat e përdorura në raportim të jenë të sakta, të plota, të përditësuara dhe të përputhshme ndërmjet sistemeve dhe departamenteve.
  • Mbikqyr përgatitjen e raporteve ditore, javore, mujore dhe periodike për shitjet, stokun, logjistikën, blerjet, burimet njerwzore.
  • Analizon performancën sipas zonës, route-it, agjentit, klientit, produktit, markës, kanalit të shitjes dhe periudhës.
  • Krahason rezultatet faktike me objektivat, buxhetet dhe periudhat e mëparshme, duke evidentuar devijimet, tendencat dhe zonat që kërkojnë përmirësim.
  • Organizon, shpërndan dhe kontrollon detyrat e koordinatorëve në varësi, duke përcaktuar prioritetet, afatet dhe përgjegjësitë e secilit.
  • Monitoron cilësinë dhe korrektësinë e raporteve të përgatitura nga koordinatorët dhe kërkon korrigjime kur evidentohen gabime ose mospërputhje.
  • Kontrollon performancën e route-ve, agjentëve, zonave dhe kanaleve të shitjes nëpërmjet planeve, vizitave, porosive, faturave, arkëtimeve dhe të dhënave GPS.
  • Ndjek porositë e paekzekutuara, klientët pa aktivitet, rëniet në shitje, problematikat operative dhe masat korrigjuese të përcaktuara.
  • Krijon dhe mirëmban dashboard-e në Excel, Power BI ose platforma të tjera të miratuara për monitorimin e treguesve kryesorë të performancës.
  • Automatizon raportet dhe proceset manuale duke bashkwpunuar ngushtw me menaxherin e Automatizim dhe Procese.
  • Krijon kontrolle automatike për identifikimin e dublikatave, boshllëqeve, anomalive dhe diferencave ndërmjet sistemeve.
  • Teston raportet, dashboard-et dhe automatizimet përpara përdorimit ose publikimit.
  • Dokumenton burimet e të dhënave, formulat, metodologjinë, logjikën e raporteve dhe versionet e tyre.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e departamenteve për përcaktimin e KPI-ve, nevojave për raportim dhe interpretimin e rezultateve.
  • Prezanton te drejtuesit rezultatet, devijimet, problematikat dhe rekomandimet për përmirësimin e performancës.
  • Ndjek zbatimin e vendimeve dhe masave të miratuara në takimet e performancës dhe raporton statusin e tyre.
  • Vlerëson performancën e koordinatorëve, identifikon nevojat për trajnim dhe propozon masa për përmirësimin e punës së ekipit.
  • Siguron ruajtjen e konfidencialitetit, respektimin e niveleve të aksesit dhe përdorimin e kontrolluar të të dhënave.
  • Raporton menjëherë gabimet kritike, anomalitë ose risqet që mund të ndikojnë në vendimmarrje, raportim ose rezultate financiare.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me analizën, raportimin dhe kontrollin e performancës, të caktuara nga eprori.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Statistikë, Ekonomi, Financë, Informatikë Ekonomike, Matematikë, IT ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 4–5 vite përvojë në analizë të dhënash, raportim ose kontroll performance.
  • Preferohen të paktën 1–2 vite përvojë në drejtimin ose koordinimin e një ekipi.
  • Njohuri të avancuara në Excel, Power Query, Pivot Tables dhe Power BI.
  • Njohuri të mira të SQL; njohja e Python përbën avantazh.
  • Njohuri mbi proceset e shitjes, stokut, logjistikës, financës dhe raportimit.
  • Aftësi për ndërtimin dhe analizimin e KPI-ve.
  • Aftësi të forta drejtuese, analitike dhe organizative.
  • Aftësi për të prezantuar informacion kompleks në mënyrë të kuptueshme.
  • Objektivitet, saktësi, integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar me disa sisteme, projekte dhe afate paralelisht.

Shënime


Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën: recruitment@amgfood.com ose kontaktoni në numrin +355688030934

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Rreth kompanisë

A.M.G sh.p.k is a private company founded by Goxha brothers with offices located in Tirana, Albania. The company established in 2001 as a result of the growing demand of the local market for frozen foods. The passion for ice cream was very old and the company the same year started to import one of the world leading brands of ice cream Algida part of Unilever. The company A.M.G sh.p.k is a trusted importer and distributor of quality frozen products and...

AMG

AMG

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Tjetër
Kategoria

Latest jobs from this company