
Pompist
About the job
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit në pozicionin: Pompist.
Detyrat
- Operon dhe kontrollon pompat gjatë procesit të punës.
- Kryen pompimin dhe transferimin e ujit, betonit ose materialeve të tjera.
- Kryen pastrimin dhe mirëmbajtjen bazë të pompave.
- Identifikon dhe raporton defektet teknike.
- Respekton rregullat e sigurisë në punë.
Kualifikimet
- Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Njohuri mbi përdorimin dhe funksionimin e pompave.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
- Gatishmëri për të punuar në kantier ndërtimi.
Shënime
Të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin e telefonit 067 206 4428
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë.
Rreth kompanisë
AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...
