
Recruiter
About the job
DM Consulting Services Albania kërkon të punësojë Recruiter.
Pozicioni përfshin rekrutimin dhe headhunting-un e punonjësve të huaj dhe shqiptarë për kompani të ndryshme.
Preferohet kandidat/e me përvojë në këtë fushë dhe me portofol bashkëpunimesh me agjenci që sjellin punonjës në Shqipëri.
Ofrohen pagë dhe kushte shumë të kënaqshme.
Detyrat
- Kërkimi dhe identifikimi i kandidatëve të përshtatshëm.
- Publikimi i njoftimeve të punës, shqyrtimi i CV-ve dhe zhvillimi i intervistave paraprake.
- Komunikimi me kandidatët dhe koordinimi i tyre gjatë procesit të rekrutimit.
- Bashkëpunimi me agjenci të huaja dhe partnerë ndërkombëtarë.
- Ndjekja e dokumentacionit dhe koordinimi i hapave administrativë për punësimin e kandidatëve të huaj në Shqipëri.
- Komunikimi i vazhdueshëm me kompanitë punëdhënëse.
Kualifikimet
- Preferohet me diplome universitare ne profilin Juridik.
- Njohuri mbi procesin e rekrutimit të punonjësve shqiptarë dhe të huaj.
- Preferohet përvojë në rekrutimin e punonjësve të huaj dhe portofol bashkëpunimesh me agjenci që sjellin punonjës në Shqipëri.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
- Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Ruajtje e konfidencialitetit gjatë trajtimit të informacionit të kandidatëve.
Shënime
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e bashkëpunimeve në WhatsApp, në numrin +355693714731
Rreth kompanisë
duapune është portal lider që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me mbi 10 vite përvojë në tregun e punësimit. Qindra kompani dhe mijëra punëkërkues kanë besuar tek ne për shumë vite në të qënit një burim me vlerë si komunitet, në ofrimin e shpejtë të shërbimit dhe plotësimit të vendeve të punës për kompanitë nga aplikantët e databazës tonë të pasur.Përveç portalit tonë, ne ju vijmë në ndihmë dhe kompanive bashkëpunëtore dhe klientëve tanë me shërbime rekrutimi dhe gjetje...
