
Inxhinier Mekanik
About the job
EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Mekanik për të mbeshtetur ekipin tonë të mirëmbajtjes në një mjedis tepër dinamik prodhimi.
Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike, monitorimin e gjendjes së pajisjeve dhe bashkëpunimin me ekipin e mirëmbajtjes teknike për të përmirësuar performancën e përgjithshme të linjave të prodhimit.
Detyrat
- Kontrolli dhe mirëmbajtja rutinë e makinerive dhe linjave të prodhimit sipas planit të mirëmbajtjes.
- Ndërhyrje në rast defektesh për të minimizuar kohën e ndalimit të makinerive.
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve për makineritë industriale.
- Pjesëmarrje në instalimin dhe testimin e makinerive të reja.
- Bashkëpunimi me departamentin e prodhimit për përmirësimin e performancës teknike të pajisjeve.
- Raportimi i rregullt mbi gjendjen teknike të pajisjeve dhe propozimi i masave për përmirësim.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike apo fushë të ngjashme (Inxhinieri elektrike / elektroteknike).
- Eksperience e merpareshme mbi 3 vite ne mirembajtjen e pajisjeve industriale.
- Aftësi në diagnostikim dhe zgjidhje të problemeve teknike.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese,shperblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të specializuara.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Transport i siguruar nga kompania.
Orari i punës: E hënë – E premte
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën: Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz
Rreth kompanisë
Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...
