
Pergjegjes Magazine
About the job
Kompania jonë është në kërkim të një Pergjegjesi Magazine për t’u me bashkuar ekipin tonë të dedikuar.
Detyrat
- Të organizojë dhe menaxhojë stokun e produkteve në magazinë.
- Të plotesoj dhe përpunojë dokumentacionin e marrjes dhe dërgesës së produkteve.
- Të mbajë inventar dhe të kryejë kontrolle të rregullta të stokut.
- Të kontrollojë sasinë dhe gjendjen e produkteve gjatë hyrjes dhe daljes nga magazina.
- Të sigurojë sistemimin dhe ruajtjen e produkteve në mënyrë të organizuar dhe eficiente.
- Të monitorojë hyrjet dhe daljet e produkteve dhe të evidentojë çdo diferencë në stok.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar funksionimin e rregullt të proceseve të magazinës.
- Të organizojë dhe koordinojë punën e stafit të magazinës.
- Të delegojë detyrat dhe të monitorojë realizimin e tyre në mënyrë korrekte dhe në kohë.
- Të përgatisë raporte periodike mbi gjendjen e stokut dhe lëvizjet e produkteve.
- Të identifikojë problematikat e mundshme në proceset e magazinës dhe të propozojë zgjidhje.
- Të sigurojë respektimin e procedurave të brendshme dhe standardeve të punës në magazinë.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme si pergjegjes magazine, logjistike ose ne nje pozicion te ngjashem.
- Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhuese.
- Aftësi për organizimin dhe koordinimin e stafit.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për planifikimin dhe prioritizimin e detyrave.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në menaxhimin e stokut dhe dokumentacionit.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
- Njohuri baze të programeve të Microsoft Office.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
- Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe për të menaxhuar një ekip.
Shënime
Ofrojme:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune komod dhe i rehatshëm
Te interesuarit te na kontaktojne ne info@farmatech.net / k.marra@farmatech.al ose ne cel 0697066181
Rreth kompanisë
Farmatech opened in 2006, distinguishing itself as a pharmacy offering a different service and space for the patient / client. In addition to top quality medicines, the pharmacy has a variety of phytotherapeutic products, baby foods and articles for pregnant women, pre-pharmaceutical, dietetic, orthopedic products, medical / diagnostic equipment and various accessories. The pharmacy is equipped with a modern laboratory that makes galenic preparations to the best of Western standards.