
Punëtor në instalim/mirëmbajtje ashensorësh
About the job
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
POZICIONI I PUNËS: PUNTOR (për montim/mirëmbajtje ashensorë dhe shkallë elektrike)
Detyrat
- Të demonstrojë njohuri mbi rregulloret e sigurisë dhe praktikat e sigurta të punës.
- Të kontrollojë vertikalitetin dhe shtrirjen e saktë të boshtit të ashensorit.
- Të instalojë, rregullojë dhe fiksojë mbajtëset (brackets).
- Të instalojë, rregullojë dhe fiksojë shinat udhëzuese (guide rails).
- Të instalojë motorin kryesor dhe komponentët përkatës.
- Të instalojë kornizën e kabinës së ashensorit.
- Të instalojë dhe tendosë saktë rripat e transmetimit.
- Të instalojë kundërpeshat.
- Të instalojë dyert e njësisë së sipërme të uljes (LDU).
- Të kryejë lidhjet elektrike ndërmjet motorit dhe inverterit/konvertuesit të frekuencës (VF Drive).
- Të vendose në funksion ashensorin në modalitetin e instalimit (Installation Mode).
- Të instalojë dhe të kryejë rregullimet përfundimtare të dyerve të kateve.
- Të instalojë komponentët në zonën e gropës së ashensorit (pit).
- Të kryejë instalimet elektrike dhe lidhjet brenda boshtit të ashensorit.
- Të instalojë panelet dhe muret e kabinës.
- Të instalojë mekanizmat e kabinës.
- Të instalojë dhe rregullojë dyert e kabinës.
- Aftësi bazë për diagnostikimin dhe zgjidhjen e defekteve elektrike dhe mekanike gjatë instalimit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të sigurt në lartësi dhe në hapësira të kufizuara.
- Të mirëmbajë operatorin e kabinës dhe kontaktet e sigurisë.
- Të inspektojë dyert e kateve dhe kontaktet e tyre të sigurisë.
- Të inspektojë, rregullojë dhe regjistrojë performancën e frenave.
- Të inspektojë dhe regjistrojë performancën e rregullatorit të mbishpejtësisë (Overspeed Governor).
- Të inspektojë dhe regjistrojë gjendjen e pajisjes së tendosjes.
- Të inspektojë dhe regjistrojë gjendjen e rripave dhe kontakteve të sigurisë të lidhura me to.
- Të inspektojë dhe regjistrojë gjendjen e këpucëve udhëzuese të kabinës dhe sistemeve të kundërpeshës.
- Të inspektojë dhe regjistrojë sistemet udhëzuese të kundërpeshës.
- Të inspektojë dhe rregullojë kontaktet e sigurisë nën kabinë.
Kualifikimet
- Mosha e preferueshme: 25-40 vjeç.
- Preferohen kandidatë që dinë të lexojnë skemat elektrike dhe mekanike dhe që kanë eksperiencë në fushën elektrike dhe mekanike.
- E preferueshme të jenë Anglisht folës.
- Të jenë të motivuar dhe të përgjegjshëm gjatë orarit të punës.
- Të jenë të aftë për punë dhe të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.
- Të kenë Leje drejtimi kategoria B. (Patentë).
- Të kenë aftësi komunikimi në grup si dhe të mbrojnë interesat e kompanisë për të cilën punojnë.
- Të jenë profesionistë dhe të ruajnë sekretin tregtar dhe informacionet konfidenciale që mund të marrin gjatë procesit të tyre të punës.
Shënime
Vendi i Punës:
Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqiperinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës) si dhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Shoqëria ofron:
- Ambient modern dhe profesional pune.
- Dietë ushqimore, në rastet kur puna zhvillohet jashtë Shqipërisë.
- Transport të mbuluar nga kompania për punën në terren.
- Trajnime profesionale, të bazuara në eksperiencën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Mbështetje dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme në përputhje me eksperiencën dhe zhvillimin e punonjësit në profesion.
Kontakt: E- mail: sabrina.dahriu@emegroup.al / info@emegroup.al
Cel: +355 69 808 0052
Të gjitha
Rreth kompanisë
E.M.E Ashensor Group është prodhuesi kryesor shqiptar i sistemeve të transportit siç janë ashensorët, shkallët lëvizëse dhe shëtitjet në lëvizje. EME shet, instalon, mante dhe modernizon sistemet e transportit për pothuajse çdo lloj ndërtese në Shqipëri. Kompania përdor në inxhinierinë më të fundit të teknologjisë, si dhe produkte të teknologjisë mekanike dhe mikroprocesore të dizajnuara dhe të testuara në mënyrë rigoroze për siguri, rehati, efikasitet dhe besueshmëri.