
Punetore Djathi
Little France Distribution
About the job
Market Le Petit France kerkon te punesoje : Punetore Djathi ,turni i pare.
Detyrat
Sistemimi dhe ekspozimi i produkteve
- Vendosja e djathrave në frigoriferë sipas llojit dhe markës.
- Kujdesi për paraqitjen e rregullt dhe të pastër të raftit.
- Kontrolli që produktet të jenë të dukshme dhe me çmim të vendosur.
Kontrolli i afateve të skadencës
- Verifikimi i datave të skadencës çdo ditë.
- Heqja e produkteve të skaduara ose të dëmtuara.
- Zbatimi i rregullit “i pari që hyn, i pari që del” (FIFO).
Shërbimi ndaj klientit
- Informimi i klientëve për llojet e djathrave (p.sh. Djathi kaçkavall, Djathi i bardhë, Mozzarella).
- Prerja, peshimi dhe paketimi i djathit sipas kërkesës.
- Këshillimi për përdorimin dhe ruajtjen e produktit.
Peshimi dhe etiketimi
- Përdorimi i peshoreve elektronike.
- Vendosja e etiketave me çmim, peshë dhe datë paketimi.
Higjiena dhe siguria ushqimore
- Mbajtja e dorezave dhe uniformës së pastër.
- Pastrimi i veglave të prerjes dhe sipërfaqeve të punës.
- Ruajtja e temperaturës së duhur në frigorifer.
Furnizimi dhe inventari
- Kontrolli i stokut.
- Njoftimi i menaxherit për produkte që po mbarojnë.
- Pranimi dhe sistemimi i mallrave të reja.
Shënime
Te interesuarit ju lutem te dergojne Cv-te e tyre ne adresen ; Xhovani@littlefrancedistribution.com
Ose kontaktoni ne numrin : 0683244660