Big Market

Punonjës/e marketi

Big Market
Vlorë4 Shtator 2026Afati: 16 Tetor 2026

About the job

Pozicioni: Punonjës për Sistemim Malli/ Vlore
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit

Qëllimi i pozicionit

Të sigurojë sistemimin, organizimin dhe paraqitjen e rregullt të produkteve në market, duke garantuar disponueshmërinë e tyre në rafte, etiketimin korrekt dhe shërbimin e duhur ndaj klientëve.

Detyrat

  • Sistemon dhe organizon mallrat në raftet dhe sektorët e përcaktuar.
  • Siguron që çdo produkt të jetë i pajisur me çmimin/etiketën përkatëse.
  • Kontrollon afatet e skadencës dhe raporton produktet problematike tek Përgjegjësi ose Menaxheri.
  • Kontrollon dhe evidenton produktet që nuk kanë etiketimin/përkthimin e nevojshëm në gjuhën shqipe dhe vepron sipas procedurave të kompanisë.
  • Monitoron gjendjen e rafteve dhe kujdeset për furnizimin e vazhdueshëm të tyre me produkte.
  • Kujdeset për sistemimin, paraqitjen dhe mirëmbajtjen e produkteve.
  • Mban të pastër dhe të rregullt raftet dhe zonën e punës.
  • Asiston klientët në gjetjen e produkteve dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
  • Evidenton kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ia raporton Menaxherit/Përgjegjësit.
  • Njeh karakteristikat bazë të produkteve dhe informon/promovon produktet tek klientët kur kërkohet.
  • Raporton mungesat, dëmtimet, skadencat ose problematika të tjera të konstatuara.
  • Respekton procedurat, standardet e higjienës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim në punë.
  • Aftësi komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për punë në grup.
  • Gatishmëri për të punuar me turne.

Shënime

Te interesuarit te kontaktojne ne numrin e telefonit 0699471822

Rreth kompanisë

Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...

Big Market

Big Market

1001 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
High school
Arsimimi i kërkuar
Sistemues
Kategoria