Bolv-Oil

Punonjes Librarie – Turni i dyte

Bolv-Oil
Tirane24 Shtator 2026Afati: 5 Tetor 2026

About the job

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe të gazit. BOLV Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve ne qytetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.

BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju.

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë të Rezidencës FOLÉ dhe po kerkojmë Punonjes Librarie.

Orari i punes 16:00 – 23:00

Punonjësi i Librarisë & Kancelarisë është përgjegjës për administrimin e librarisë së Rezidencës FOLE, ofrimin e shërbimeve të kancelarisë dhe shitjen e produkteve te kancelarise për studentët. Ai/ajo siguron funksionim korrekt të ambientit dhe shërbim cilësor ndaj studentëve.

Detyrat

  • Menaxhimi i përditshëm i librarisë dhe respektimi i rregullores përkatëse
  • Ofrimi i shërbimeve të kancelarisë (printime, fotokopje, skanime, materiale shkrimi, etj.)
  • Shitja e produkteve të kancelarisë (fletore, stilolapsa, blloqe, dosje, etj.)
  • Administrimi i stokut të produkteve kancelarie dhe ndjekja e furnizimeve
  • Mbajtja e evidencave bazë të shitjeve dhe produkteve
  • Informimi dhe asistimi i studentëve për shërbimet dhe produktet e disponueshme
  • Çdo detyre tjeter qe i caktohet.

Kualifikimet

  • Të ketë kryer shkollën e mesme.
  • Experiencë te meparshme në shërbim klienti ose shitje perben avantazh.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Korrektësi, energji dhe profesionalizëm.
  • Njohuri bazë kompjuterike

Shënime


Mënyra e aplikimit:
Apliko tani ose rekomando një te njohur që i ploteson kerkesat e këtij pozicioni.

Dërgo CV-në tënde në: human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Librari”,

Aplikimet do të pranohen deri në datën: 5 Tetor 2026

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur

Rreth kompanisë

Bolv-Oil është një shoqëri lider në tregëtimin me shumicë të Lëndeve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzine pa plumb, Solar, Mazut, Lende djegese per kaldaja). Bolv-oil ka të shpërndarë në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë 35 pika karburanti (tregëtim me pakice I naftës, benzinës dhe gazit), duke u dhënë mundësi klientëve tonë për furnizin në cdo kohë dhe në cdo vend. Cilësia e produktit që ofrojmë, korrektësia dhe shërbimi janë pikat më të forta të kompanisë Bolv-oil.

Bolv-Oil

Bolv-Oil

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punonjës i Marrëdhënieve me Klientin
Kategoria