Big Market

Punonjës për Sistemim Malli /Vlore

Big Market
Vlorë2 Shtator 2026Afati: 28 Shtator 2026

About the job

Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, po kërkon për marketin e tij në Vlorë pranë Sheshit Isa Boletini

Pozicioni: Punonjës për Sistemim Malli
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit.

Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë sistemimin, organizimin dhe paraqitjen e rregullt të produkteve në market, duke garantuar disponueshmërinë e tyre në rafte, etiketimin korrekt dhe shërbimin e duhur ndaj klientëve.

Detyrat

  • Sistemon dhe organizon mallrat në raftet dhe sektorët e përcaktuar.
  • Siguron që çdo produkt të jetë i pajisur me çmimin/etiketën përkatëse.
  • Kontrollon afatet e skadencës dhe raporton produktet problematike tek Përgjegjësi ose Menaxheri.
  • Kontrollon dhe evidenton produktet që nuk kanë etiketimin/përkthimin e nevojshëm në gjuhën shqipe dhe vepron sipas procedurave të kompanisë.
  • Monitoron gjendjen e rafteve dhe kujdeset për furnizimin e vazhdueshëm të tyre me produkte.
  • Kujdeset për sistemimin, paraqitjen dhe mirëmbajtjen e produkteve.
  • Mban të pastër dhe të rregullt raftet dhe zonën e punës.
  • Asiston klientët në gjetjen e produkteve dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
  • Evidenton kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ia raporton Menaxherit/Përgjegjësit.
  • Njeh karakteristikat bazë të produkteve dhe informon/promovon produktet tek klientët kur kërkohet.
  • Raporton mungesat, dëmtimet, skadencat ose problematika të tjera të konstatuara.
  • Respekton procedurat, standardet e higjienës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim në punë.
  • Aftësi komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për punë në grup.
  • Gatishmëri për të punuar me turne.

Shënime

Benefitet dhe Zhvillim profesional

Kompania ofron një paketë benefitesh dhe mundësish zhvillimi për punonjësit, në përputhje me politikat e brendshme, e cila përfshin:

  • Sigurim shëndetësor privat – pas përfundimit të 6 muajve punë dhe një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi përfiton paketën e sigurimit shëndetësor privat të ofruar nga kompania.
  • Trajnime periodike profesionale – punonjësit përfshihen në programe trajnimi dhe zhvillimi sipas pozicionit dhe nevojave profesionale.
  • Big Academy – mundësi për të marrë pjesë në programe trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, në kuadër të Big Academy.
  • Zhvillim dhe rritje në karrierë – mundësi për zhvillim profesional dhe promovim brenda kompanisë, bazuar në performancë, kompetenca dhe nevojat organizative.
  • Vlerësim periodik i performancës – performanca dhe zhvillimi profesional monitorohen dhe vlerësohen periodikisht, me qëllim evidentimin e arritjeve dhe mundësive për përmirësim e zhvillim.

⃰Përfitimi dhe vijueshmëria e benefiteve realizohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme në fuqi të kompanisë bazuara në performancë dhe merita.

Të interesuarit të aplikojne nëpermjet portalit MyJobs ose të dërgojne direkt CV ne adresen BigMjekesorja@bigmarket.com.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0693686766

Rreth kompanisë

Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme. Big Market,...

Big Market

Big Market

1001 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
High school
Arsimimi i kërkuar
Sistemues
Kategoria