
Kasiere
About the job
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në perputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient.
Detyrat
- Skanon produktet me saktësi dhe menaxhon pagesat; bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve në fund të turnit.
- Siguron sigurinë e arkës (kyçje, akses, program).
- Informon menaxhimin për probleme, ankesa apo avari teknike.
- Ofron shërbim cilësor ndaj klientit dhe menaxhon proceset e ndërrimit sipas procedurave.
- Mban arkën dhe ambientin të pastër dhe të rregullt.
- Sistemon dhe rimbush produktet në zonën e arkës sipas udhëzimeve.
- Bashkëpunon me stafin dhe departamentet e tjera.
- Asiston në trajnimin e punonjësve të rinj.
Kualifikimet
- Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.
- Eksperienca e punës përbën avantazh.
Aftësi të tjera:
- Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
- Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të kontaktoni : +355 68 204 5024
Rreth kompanisë
JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.