ITE Group

Recepsioniste / Asistente Administrative

ITE Group
Tirane18 Shtator 2026Afati: 12 Tetor 2026

About the job

Ky pozicion do te jetë përgjegjës për menaxhimin e recepsionit dhe mbështetjen e përditshme administrative të kompanisë, duke siguruar organizim të mirë të takimeve, vizitave, ambienteve dhe nevojave operative të stafit.

Detyrat

  • Pritja dhe orientimi i vizitorëve, klientëve, partnerëve dhe furnitorëve që paraqiten në kompani.
  • Menaxhimi i telefonatave, korrespondencës dhe komunikimeve të përgjithshme që kalojnë përmes recepsionit.
  • Organizimi dhe koordinimi i mbledhjeve, përfshirë rezervimin dhe përgatitjen e sallave të takimeve.
  • Mbajtja dhe përditësimi i kalendarit të takimeve dhe vizitave të furnitorëve, partnerëve apo personave të jashtëm.
  • Koordinimi me departamentin e HR për të qenë e informuar mbi hyrjet/daljet e stafit, punonjësit e rinj, largimet dhe ndryshime të tjera organizative që lidhen me funksionimin e përditshëm.
  • Mbështetje administrative për departamentin e HR për detyra të caktuara sipas nevojës.
  • Organizimi i rezervimeve të udhëtimeve të stafit, përfshirë bileta avioni, hotele, transferta dhe elementë të tjerë të udhëtimit, në koordinim me personat/departamentet përkatëse.
  • Organizimi i rezervimeve për dreka, darka apo takime pune me klientë, partnerë, furnitorë ose staf.
  • Koordinimi i pritjes së vizitorëve të kompanisë dhe, kur është e nevojshme, organizimi i hotelit, transportit apo axhendës së vizitës.
  • Mbajtja e informacionit të përditësuar mbi aktivitetet kryesore administrative dhe organizative që zhvillohen në kompani.
  • Administrimi dhe koordinimi i korrespondencës hyrëse/dalëse, postës dhe dërgesave me korrier.
  • Mbajtja e kontakteve të nevojshme të furnitorëve dhe ofruesve të shërbimeve administrative.
  • Monitorimi i nevojave të recepsionit, sallave të mbledhjeve dhe ambienteve të përbashkëta dhe raportimi/koordinimi për plotësimin e tyre.
  • Mbështetje në organizimin e eventeve të brendshme, takimeve të stafit, trajnimeve apo aktiviteteve të kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative të ngjashme, të deleguara nga eprori, në përputhje me natyrën e pozicionit.

Kualifikimet

  • Kërkohet komunikim shumë i mirë dhe paraqitje profesionale.
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhim i disa detyrave njëkohësisht.
  • Kandidatja duhet të jetë korrekte, diskrete dhe e kujdesshme me informacionin konfidencial.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office/Outlook
  • Preferohet njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV në email ralla@itegrup.al deri në dt. 12/10/2026.

*Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Rreth kompanisë

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group”....

ITE Group

ITE Group

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Recepsionist
Kategoria

Latest jobs from this company