
Recepsioniste
Imperial Casino
About the job
Imperial Casino, destinacioni më elegant i argëtimit në Shqipëri, fton të aplikojnë kandidate me prezencë të spikatur dhe standarde të larta profesionale për pozicionin Recepsioniste.
Recepsioni është pika e parë e kontaktit me klientët tanë – ndaj kërkojmë profesionalizëm, finesë në komunikim dhe përkushtim ndaj shërbimit elitar.
Detyrat
Përgjegjësitë:
- Mirëpritje dhe asistencë me etikë dhe elegancë
- Regjistrim dhe verifikim i klientëve sipas procedurave ligjore
- Menaxhim korrekt i fluksit dhe koordinim me departamentet operative
- Ruajtje e standardeve të larta të konfidencialitetit dhe imazhit të kompanisë
Kualifikimet
Kriteret:
- Mosha 21+
- Prezencë shumë e rregullt dhe komunikim i shkëlqyer
- Qasje pozitive, diskrete dhe e orientuar drejt klientit
- Aftësi organizative dhe përgjegjshmëri e lartë
- Gatishmëri për të punuar me tre turne me rrotacion (24/7)
- Eksperienca në hospitality ose ambiente premium përbën avantazh
Shënime
Ne ofrojmë ambient pune ekskluziv, ekip profesional dhe mundësi reale zhvillimi brenda një strukture elitare.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj ne email hr@imperial-group.al ose ne WhatsApp +355682043310 dhe bëhuni pjesë e eksperiencës Imperial.