
Rekrutuese
About the job
HR Studio po kërkon Rekrutuese
Kërkojmë një profesioniste me eksperiencë në rekrutim, e aftë të identifikojë profilet e duhura dhe të menaxhojë me përgjegjësi të gjithë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.
Detyrat
- Publikimi dhe menaxhimi i njoftimeve të punës;
- Kërkimi aktiv i kandidatëve në platforma;
- Shqyrtimi dhe përzgjedhja paraprake e aplikimeve;
- Zhvillimi i intervistave dhe vlerësimi i kandidatëve;
- Prezantimi i profileve të përshtatshme te klientët;
- Ndjekja e kandidatëve gjatë gjithë procesit të rekrutimit;
- Përditësimi i databazës dhe përgatitja e raporteve të rekrutimit.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në rekrutim dhe përzgjedhje;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe intervistimi;
- Aftësi për të menaxhuar disa procese rekrutimi njëkohësisht;
- Organizim, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Njohje e mirë e LinkedIn-it dhe kanaleve të kërkimit të kandidatëve;
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Ambient bashkëpunues dhe dinamik;
- Mundësi zhvillimi profesional në fushën e burimeve njerëzore;
- Përfshirje në procese rekrutimi për industri dhe pozicione të ndryshme;
- Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...