
Data & BI Analyst
About the job
Data & BI Analyst
Globe kerkon te punesoje nje Data & BI Analyst me eksperience ne raportim, analiza te dhenash, business intelligence dhe optimizim te proceseve te raportimit.
Qellimi i pozicionit
Te siguroje organizimin, strukturimin, perpunimin, kontrollin, analizimin dhe paraqitjen e te dhenave te sakta, si dhe te kontribuoje ne riorganizimin e databazave dhe burimeve te raportimit, ne menyre qe departamentet dhe drejtuesit te marrin informacion te shpejte, te besueshem dhe te vlefshem per performancen e biznesit.
Detyrat
Pergjegjesite kryesore:
- Mbledh, strukturon dhe analizon te dhena nga burime te ndryshme biznesi.
- Nderton, miremban dhe optimizon query, databaza ndihmese dhe raporte automatike.
- Pergatit raporte statistikore, analiza performance dhe dashboard-e menaxheriale.
- Analizon shitjet, performancen tregtare, KPI-te dhe metrika te tjera kryesore te biznesit.
- Perpunon dhe lidh te dhena nga sistemet ekzistuese, raportet financiare/operacionale, targetet, marzhet, kostot, bonuset dhe fushatat.
- Kontribuon ne riorganizimin dhe standardizimin e databazave, burimeve referuese, strukturave te raporteve dhe rrjedhes se te dhenave.
- Optimizon dhe automatizon proceset ekzistuese te raportimit ne Excel, Power Query, SQL dhe/ose Power BI.
- Pergatit raporte ditore, mujore, vjetore, YTD dhe krahasime historike sipas nevojave te biznesit.
- Zhvillon modele raportimi dhe analiza qe mbeshtesin vendimmarrjen menaxheriale.
- Identifikon trende, devijime dhe mundesi per permiresim, duke dhene rekomandime konkrete.
- Dokumenton burimet, logjiken e llogaritjeve dhe proceset e raportimit.
- Bashkepunon me IT, ERP Administratorin dhe perdoruesit e departamenteve per saktesimin dhe permiresimin e rrjedhes se te dhenave.
Kualifikimet
Kerkesat:
- Arsim i larte ne Statistike, Informatike Ekonomike, Finance, Ekonomiks, Business Informatics, Data Analytics, Shkenca Kompjuterike ose fusha te ngjashme.
- Eksperience ne raportim, analiza te dhenash, business intelligence, controlling, finance reporting, sales/performance analysis ose fusha te ngjashme.
- Njohuri shume te mira ne Excel, perfshire Pivot Tables, formula te avancuara dhe Power Query.
- Njohuri ne SQL/query dhe databaza.
- Njohuri ne Power BI; eksperienca me dashboard-e dhe KPI perben avantazh te rendesishem.
- Njohuri baze ne Python ose mjete automatizimi perben avantazh.
- Aftesi te forta analitike, kujdes ndaj detajeve, organizim, pergjegjesi dhe komunikim profesional.
- Kuptim i proceseve te shitjeve, blerjeve, finances, stokut dhe produkteve perben avantazh.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze.
Shënime
Te gjithe te interesuarit te dergojne Cv e tyre ne adresat :
Email : hr@globe.al
Whatsapp: 0676027237
Ose dorezoni Cv ne adresen : Rr”Kavajes”, Nd.124, H. 10, Kati 2
Mirepresim cdo kandidat qe ploteson kriteret e mesiperme!
Rreth kompanisë
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve Elektroshtëpiake dhe Elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional. Sot...
