
Sales Assistant
About the job
OBBU Gallery është një dyqan luksoz multi-brand që ofron një përzgjedhje të kuruar të markave të nivelit të lartë në fushën e modës, aksesorëve dhe produkteve lifestyle. Anëtarët e ekipit inkurajohen të ofrojnë një shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit, duke përfaqësuar vlerat e luksit, autenticitetit dhe vëmendjes ndaj detajeve.Roli kombinon shitjen aktive, këshillimin personal të klientit, njohjen e thelluar të produkteve dhe markave, si dhe kujdesin për standardet e prezantimit të dyqanit.
Kjo është një mundësi pune me kohë të plotë (7 orë/ditë, 6 ditë në javë), me prezencë fizike në dyqanin OBBU Gallery në Tiranë. Sales Assistant është përgjegjës për mbështetjen e operacioneve të përditshme të dyqanit, duke mirëpritur klientët, kuptuar nevojat e tyre dhe duke i orientuar gjatë procesit të përzgjedhjes së produkteve.
Detyrat
- Prezantimin e produkteve dhe ofrimin e informacionit të detajuar mbi to.
- Këshillimin e klientëve dhe ofrimin e një eksperience të personalizuar blerjeje.
- Përpunimin e transaksioneve dhe përdorimin e sistemit POS.
- Mbajtjen e hapësirës së shitjes të organizuar, të pastër dhe vizualisht tërheqëse.
- Menaxhimin e kërkesave dhe pyetjeve të klientëve.
- Mbështetjen në menaxhimin dhe prezantimin e inventarit.
- Mbështetjen e aktiviteteve të merchandising-ut dhe standardeve vizuale të dyqanit.
- Bashkëpunimin me ekipin për arritjen e objektivave të shitjeve.
- Kontribuimin në krijimin e një eksperience të jashtëzakonshme për klientin.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në retail luksoz, modë ose në një tjetër mjedis me standard të lartë shërbimi ndaj klientit perben avantazh.
- Aftësi të forta në shitje dhe komunikim.
- Aftësi të shkëlqyera pune ne ekip dhe në krijimin e marrëdhënieve me klientët.
- Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavave, festave dhe periudhave me fluks të lartë në retail.
- Paraqitje profesionale, korrektësi, përgjegjshmëri dhe qasje respektuese ndaj klientëve dhe kolegëve.
Shënime
Apliko duke dërguar CV tënde tek obbugallery@gmail.com
Rreth kompanisë
OBBU Gallery është një destinacion luksoz multi-brand në zemër të Tiranës, ku moda, arti dhe dizajni ndërthuren në një eksperiencë të veçantë. E konceptuar si një hapësirë galerie, OBBU prezanton koleksione të kuruara nga marka prestigjioze ndërkombëtare, duke sjellë së bashku elegancën klasike, minimalizmin modern dhe stilin bashkëkohor.