OBBU GALLERY

Sales Assistant

OBBU GALLERY
Tirane29 Tetor 2026Afati: 20 Nëntor 2026

About the job

OBBU Gallery është një dyqan luksoz multi-brand që ofron një përzgjedhje të kuruar të markave të nivelit të lartë në fushën e modës, aksesorëve dhe produkteve lifestyle. Anëtarët e ekipit inkurajohen të ofrojnë një shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit, duke përfaqësuar vlerat e luksit, autenticitetit dhe vëmendjes ndaj detajeve.Roli kombinon shitjen aktive, këshillimin personal të klientit, njohjen e thelluar të produkteve dhe markave, si dhe kujdesin për standardet e prezantimit të dyqanit.

Kjo është një mundësi pune me kohë të plotë (7 orë/ditë, 6 ditë në javë), me prezencë fizike në dyqanin OBBU Gallery në Tiranë. Sales Assistant është përgjegjës për mbështetjen e operacioneve të përditshme të dyqanit, duke mirëpritur klientët, kuptuar nevojat e tyre dhe duke i orientuar gjatë procesit të përzgjedhjes së produkteve.

Detyrat

  • Prezantimin e produkteve dhe ofrimin e informacionit të detajuar mbi to.
  • Këshillimin e klientëve dhe ofrimin e një eksperience të personalizuar blerjeje.
  • Përpunimin e transaksioneve dhe përdorimin e sistemit POS.
  • Mbajtjen e hapësirës së shitjes të organizuar, të pastër dhe vizualisht tërheqëse.
  • Menaxhimin e kërkesave dhe pyetjeve të klientëve.
  • Mbështetjen në menaxhimin dhe prezantimin e inventarit.
  • Mbështetjen e aktiviteteve të merchandising-ut dhe standardeve vizuale të dyqanit.
  • Bashkëpunimin me ekipin për arritjen e objektivave të shitjeve.
  • Kontribuimin në krijimin e një eksperience të jashtëzakonshme për klientin.

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme në retail luksoz, modë ose në një tjetër mjedis me standard të lartë shërbimi ndaj klientit perben avantazh.
  • Aftësi të forta në shitje dhe komunikim.
  • Aftësi të shkëlqyera pune ne ekip dhe në krijimin e marrëdhënieve me klientët.
  • Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavave, festave dhe periudhave me fluks të lartë në retail.
  • Paraqitje profesionale, korrektësi, përgjegjshmëri dhe qasje respektuese ndaj klientëve dhe kolegëve.

Shënime


Apliko duke dërguar CV tënde tek obbugallery@gmail.com

Rreth kompanisë

OBBU Gallery është një destinacion luksoz multi-brand në zemër të Tiranës, ku moda, arti dhe dizajni ndërthuren në një eksperiencë të veçantë. E konceptuar si një hapësirë galerie, OBBU prezanton koleksione të kuruara nga marka prestigjioze ndërkombëtare, duke sjellë së bashku elegancën klasike, minimalizmin modern dhe stilin bashkëkohor.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Shitës
Kategoria

Latest jobs from this company