BIS Business Integration Solutions

Sales & Marketing Specialist Software HRBIS

BIS Business Integration Solutions
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 14 Dhjetor 2026

About the job

HRBIS po kërkon të punësojë një: Specialist/e në Shitje dhe Marketing për të përmirësuar strategjitë e marketingut dhe shitjeve në tregun e softwareve për burimeve njerëzore. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e fushatave promocionale dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.

Detyrat

  • Krijon dhe zbaton strategji efektive marketingu për promovimin e shërbimeve të HRBIS
  • Analizon tregun dhe identifikon mundësi të reja për rritjen e shitjeve
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët dhe siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj tyre
  • Pjesëmerr në organizimin e aktiviteteve promocionale dhe eventeve për të rritur ndërgjegjësimin për markën
  • Kryen kërkime tregu për të mbledhur informacion mbi trendet dhe nevojat e klientëve
  • Krijon material promocional dhe përmbajtje për kanalet e marketingut
  • Raporton mbi performancën e fushatave dhe jep rekomandime për përmirësime
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjeve për të arritur objektivat e përbashkëta

Kualifikimet

  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë të punës në fushën e shitjeve dhe marketingut, preferohet në sektorin e burimeve njerëzore.
  • Të zotërojë njohuri të shkëlqyera të teknikave dhe strategjive të marketingut dhe shitjeve.
  • Aftësi të forta komunikuese dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të klientëve.
  • Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i/e gatshëm/gatshme për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Njohuri të mira të mjeteve digjitale dhe kanaleve të marketingut online.
  • Përvoja në shitjen e software-ve ose shërbimeve B2B përbën avantazh.
  • Aftësi prezantimi, negocimi dhe finalizimi të marrëveshjeve.
  • Njohuri në përdorimin e sistemeve CRM.

Shënime


Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Specialist/e në Shitje dhe Marketing ne adresen elelco.tirana@elelco.it. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për ‘Mbrojtjen e të Dhënave Personale’

Rreth kompanisë

ELELCO GROUP e përbërë nga kompania ELELCO SRL me seli në Milano, Itali dhe BIS BUSINESS INTEGRATION SOLUTIONS SHPK me seli në Tiranë, Shqipëri, operon prej 1974 në sektorin e krijimit të programeve menaxheriale ERP (Enterprise Resource Planning). E veçanta e kompanisë është krijimi i programeve me porosi, sipas kërkesave dhe nevojave të çdo kompanie.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Specialist Marketingu
Kategoria