
Sanitare
About the job
Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Punonjëse Pastrimi e cila do të raportojë tek Përgjegjësja e Turnit.
Qëllimi i Pozicionit:
Roli i Punonjëses së Pastrimit është të sigurojë pastërtinë dhe higjienën e vazhdueshme në ambientet e godinës së terminalit të aeroportit. Pozicioni përfshin pastrimin e zonave të përbashkëta, hapësirave për pasagjerët, ambienteve sanitare dhe hapësirave të tjera publike, duke ruajtur standarde të larta pastërtie dhe duke garantuar një paraqitje profesionale të ambientit në çdo kohë.
Detyrat
- Kryen pastrimin e zonave të terminalit
- Siguron që ambientet të jenë të pastra dhe të paraqitshme gjatë gjithë kohës
- Grumbullon dhe hedh mbetjet në përputhje me rregulloret e higjienës
- Reagon menjëherë në raste emergjente
- Ndjek procedurat e sigurisë për pastrim në raste specifike.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në pastrim dhe mirëmbajtje higjienike, preferohet në ambiente publike ose me fluks të lartë.
- Njohuri bazë mbi rregullat dhe standardet e higjienës.
- Aftësi për të përdorur në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme materialet, detergjentët dhe pajisjet e pastrimit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale ndaj pasagjerëve, stafit dhe vizitorëve.
Shënime
Për më shumë detaje, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e email-it: marenglen.prenci@dgm.al ose në numrin tonë të cel: +355 68 283 4107.
Rreth kompanisë
Dutch Global Maintenance (DGM) Administrim dhe mirëmbajtje pallatesh, hotelesh, lokale, qëndra biznesi, zyra, komplekse banimi, bllok vilash, komplekse multifunksionale, aeroportesh, portesh, dhe të tjera të lidhura me këto. Montim, mirëmbajtje, riparime, modernizimi, ashensoresh. Import-eksport të ashensorëve, paisjeve të ndryshme në funksion të tyre. Projektim, zbatim dhe konsulencë në sistemet industriale, elektrike, elektronike, mekanike, ndërtimore, të teknologjise së informacionit, telekomunikacionit, shëbimeve të evakuimit në raste emergjencash natyrore dhe jo natyrore. Grumbullim, transport, ruajtje dhe përpunimi i mbetejeve urbane dhe mbetjeve ndërtimore...