
Construction Project Manager
About the job
Menaxheri i Projektit është përgjegjës për menaxhimin e strukturës tekniko administrative të projektit si dhe siguron që cilesia e punimeve është sipas planit dhe standarteve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret.
Detyrat
- Planifikoni dhe organizoni të gjitha aspektet e projekteve të ndërtimit, duke përfshirë burimet dhe buxhetin.
- Koordinoni dhe menaxhoni ekipet e punës, duke siguruar që të gjitha detyrat të përfundojnë brenda afateve të caktuara.
- Monitoroni progresin e projekteve dhe sigurohuni që të respektohen standardet e sigurisë dhe cilësisë gjatë gjithë procesit.
- Bashkëpunoni me arkitektët, inxhinierët dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e projektit.
- Menaxhoni dhe zgjidhni çështjet që mund të lindin gjatë zhvillimit të projekteve.
- Përgatitni raporte të rregullta mbi progresin e projekteve dhe prezantoni informacionin për menaxhmentin.
- Siguroni që të gjitha dokumentet dhe kontratat të jenë në përputhje me ligjet dhe rregullat përkatëse.
- Menaxhoni marrëdhëniet me klientët dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar kënaqësinë e tyre.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë në menaxhimin e projekteve të ndërtimit, me një provë të qartë të suksesit.
- Të zotërojë njohuri të thella në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxheriale, me fokus në detaje.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të klientëve.
- Diplomë në inxhinieri ndërtimi.
Shënime
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Menaxher/e Projekti në Ndërtim në emailin humanresources@kronconstruction.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 124/24 për ‘Mbrojtjen e të Dhënave Personale’.
Rreth kompanisë
PAJTONI SHPK, është një shoqeri ndërtimi e cila është themeluar në janar 2009. Ne jemi ndërtues, investitor, sipërmarrës dhe zotërues të shumë pronave. Ndërtimet tona karakterizohen nga efikasiteti dhe cilësia maksimale, në përputhje me KTZ, si edhe standartet e Bashkimit Europian. Punojmë me seriozitet një sërë projektesh për pasuri të patundshme të karaktereve të ndryshme. Ndërtojmë rezidenca banimi, vilash, rezidenca pushimi dhe turistike, të cilat dallohen për standarte të larta. Ne jemi gjithmonë pranë jush me përkushtim, profesionalizëm dhe të...
