
Menaxher Finance
About the job
DIMAL INC kompani që operon në fushën e prodhimit dhe distribucionit kërkon të punësojë Menaxher/e Finance, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
Detyrat
- Mbikëqyrja e kontrollit financiar, procedurave dhe transaksioneve financiare.
- Menaxhimi dhe drejtimi i departamentit të Financës dhe Kontabilitetit.
- Bashkëpunimi me audituesit dhe përgatitja e pasqyrave financiare e raporteve fiskale.
- Përgatitja dhe mbikëqyrja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Menaxhimi i buxhetimit, planifikimit financiar, parashikimeve dhe Cash-Flow.
- Sigurimi i përputhshmërisë ligjore, menaxhimi i risqeve dhe marrëdhënieve me institucionet/palët e interesit.
- Zhvillimi i procedurave dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm, trajnimi dhe vlerësimi i stafit financiar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 8 vite eksperiencë, nga të cilat 5 vite në pozicione drejtuese.
- Njohuri të avancuara të legjislacionit fiskal, kontabilitetit, auditimit dhe kontrollit financiar.
- Njohuri të avancuara në Navision/Business Central, Finance 5, e-Filing dhe Microsoft Excel.
- Aftësi të forta analitike, numerike, organizative dhe strategjike.
- Aftësi drejtuese, komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të ekipeve.
- Integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim drejt rezultateve.
Shënime
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën : recruitment@dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688030934
Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.
Rreth kompanisë
Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore...
