
Senior Legal DPO
About the job
Gjonaj Group Holdings, një prej grupeve më të mëdha të biznesit në Shqipëri dhe me një shtrirje ndërkombëtare në 13 shtete të botës, është në kërkim të një Senior Legal & DPO me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit tonë.Ky pozicion ofron mundësinë për të udhëhequr dhe zbatuar kornizën e GDPR-së, standardet ISO dhe pajtueshmërinë ligjore në të gjitha kompanitë e grupit tonë, duke garantuar se çdo proces ndërtohet mbi baza të forta etike dhe transparente.
Detyrat
- Monitorimi dhe zbatimi i kërkesave të GDPR dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Këshillimi ligjor i departamenteve lidhur me privatësinë, përpunimin e të dhënave dhe hartimin e kontratave.
- Hartimi dhe përditësimi i politikave, procedurave dhe dokumentacionit të DPO.
- Këshillimi i departamenteve për çështje që lidhen me privatësinë dhe përpunimin e të dhënave personale.
- Identifikimi i risqeve dhe propozimi i masave për përmirësimin e proceseve.
Kualifikimet
- Diplomë Universitete në Drejtësi (Arsimimi në Të Drejtë Biznesi përbën avantazh).
- 2–4 vite eksperiencë pune, perben avantazh në çështjet e GDPR, rolin e DPO-së dhe pajtueshmërisë ligjore.
- Njohuri në hartimin e dokumentacionit për ISO 27001 dhe ISO 27701.
- Aftësi shumë të mira analitike, komunikuese dhe njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Përbëjnë Avantazh:
- Eksperienca ligjore në fushën e Inxhinierisë dhe Ndërtimit (Legal).
- Aftësi të avancuara në hartimin dhe negociimin e kontratave.
Shënime
Procedurat e Aplikimit:
Curriculum Vitae e detajuar është një domosdoshmëri për aplikim.
Ju lutemi dërgoni të gjitha dokumentat në hr@gjonajholdings.com
Informacione të mëtejshme në lidhje me pozicionin mund të merren duke telefonuar në numrin e mëposhtëm:
Mob: +355684016349
Gjonaj Group Holdings është prezent me kompanitë në 13 vende në të gjithë botën, në fushat e telekomunikacionit, prodhimit dhe shit-blerjes së energjisë, marketingut (shërbimet digjitale të biznesit), pasurive të patundshme dhe mikpritjes.