HR-Studio

Menaxhere Blerjesh

HR-Studio
Tirane26 Gusht 2026Afati: 5 Tetor 2026

About the job

HR Studio, në kuadër të një procesi rekrutimi për një nga kompanitë partnere në Tiranë, po kërkon një Menaxhere Blerjesh me aftësi të mira organizative, analitike dhe negociuese.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe koordinimi i të gjithë procesit të blerjeve, nga identifikimi i nevojës deri në realizimin e porosisë;
  • Kërkimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e furnitorëve sipas cilësisë, çmimit dhe kushteve të bashkëpunimit;
  • Negocimi i çmimeve, afateve të pagesës dhe kushteve të furnizimit;
  • Përgatitja dhe ndjekja e porosive, duke garantuar respektimin e afateve të dakordësuara;
  • Monitorimi i kostove dhe analizimi i ofertave për të siguruar kushte sa më të favorshme për kompaninë;
  • Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve profesionale me furnitorët ekzistues;
  • Identifikimi i furnitorëve dhe alternativave të reja në treg;
  • Bashkëpunimi me magazinën, financën, shitjet dhe departamentet e tjera për planifikimin e nevojave;
  • Monitorimi i gjendjes së stokut dhe parashikimi në kohë i nevojave për furnizim;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi blerjet, kostot dhe performancën e furnitorëve.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë, preferohet në Ekonomi, Financë, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në blerje, prokurime ose menaxhim furnitorësh;
  • Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike;
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe afate njëkohësisht;
  • Organizim, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Shënime

Çfarë ofrohet:

  • Pozicion me përgjegjësi dhe hapësirë për zhvillim profesional;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
  • Kushte konkurruese pune dhe page;

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Blerjesh
Kategoria

Latest jobs from this company