Smart Home Albania

Creative Content Specialist

Smart Home Albania
Tirane28 Shtator 2026Afati: 26 Nëntor 2026

About the job

Creative Content Specialist

  • Vendndodhja: Tiranë
  • Departamenti: Marketing
  • Orari: Full-Time | On-site

Detyrat

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së përmbajtjes për rrjetet sociale.
  • Hartimi dhe menaxhimi i kalendarit editorial javor dhe mujor.
  • Konceptimi i ideve kreative dhe planifikimi i përmbajtjes sipas objektivave të brandeve.
  • Organizimi dhe realizimi i xhirimeve, fotografive dhe materialeve vizuale.
  • Vizita në terren për dokumentimin vizual të instalimeve, produkteve dhe projekteve të realizuara në të gjithë Shqipërinë.
  • Editimi i videove dhe fotografive me programe profesionale.
  • Përgatitja e teksteve shoqëruese dhe publikimi i përmbajtjes në platformat digjitale.
  • Integrimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI) për optimizimin e proceseve kreative.
  • Monitorimi dhe analizimi i performancës së përmbajtjes.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e materialeve dhe fushatave.

Kualifikimet

  • Eksperiencë në krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjes për rrjetet sociale.
  • Njohuri mbi content marketing, strategjinë digjitale dhe planifikimin editorial.
  • Aftësi praktike në fotografim, filmim dhe editim.
  • Njohuri në CapCut, Premiere Pro, Photoshop, Canva ose programe të ngjashme.
  • Aftësi për përdorimin inteligjent të mjeteve AI në procesin kreativ.
  • Njohuri mbi platformat Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe njohuri të gjuhës angleze.
  • Patentë drejtimi e kategorisë B (e detyrueshme).
  • Portofol me punime konkrete të realizuara (i detyrueshëm).

Aftësitë personale

  • Kreativitet, iniciativë dhe mendim strategjik.
  • Energji, dinamizëm dhe proaktivitet.
  • Organizim i mirë, planifikim dhe respektim i afateve.
  • Mendim kritik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Shënime


Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Hapësirë për kreativitet dhe zhvillim profesional.
  • Përfshirje në projekte inovative në fushën e teknologjisë dhe ndriçimit.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e punimeve në: hr@smarthome.al
Subjekti: Aplikim – Creative Content Specialist
Aplikimet pa portofol nuk do të merren në konsideratë.

Rreth kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese! Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit...

Smart Home Albania

Smart Home Albania

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Specialist i Strategjisë Marketing
Kategoria