INAES

Shef/e Finance Shkoder

INAES
Shkodër9 Nëntor 2026Afati: 29 Dhjetor 2026

About the job

Unit Market Discount (InAes sh.p.k.) është një rrjet supermarketesh discount në rritje, me dyqane në Shkodër dhe Lezhë dhe magazinë qendrore në Shkodër. Kërkojmë një Shef/e Finance për të drejtuar departamentin e financës. Pozicioni raporton drejtpërdrejt te drejtimi i kompanisë.

Ofrojmë:

  • Pozicion drejtues me ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e kompanisë
  • Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe aftësive
  • Kontratë pune me kohë të plotë, me sigurime shoqërore dhe shëndetësore

Detyrat

  • Drejtimi dhe kontrolli i gjithë procesit të kontabilitetit në Financa 5
  • Mbyllja mujore dhe vjetore e llogarive dhe përgatitja e pasqyrave financiare
  • Përputhshmëria tatimore: TVSH, tatimi mbi fitimin, listëpagesat, sigurimet, fiskalizimi dhe e-faturat
  • Kontrolli i rakordimeve me furnitorët, bankat, arkat e dyqaneve dhe magazinën
  • Kontrolli i inventarizimeve dhe i diferencave të stokut
  • Bashkëpunimi me bankat, auditorët dhe administratën tatimore
  • Koordinimi i punës së stafit të financës

Kualifikimet

  • Diplomë në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet (Master-i përbën avantazh)
  • Të paktën 5 vjet përvojë në financë ose kontabilitet, nga të cilat të paktën 2 vjet në rol drejtues
  • Njohje e thelluar dhe përvojë praktike me Financa 5 (kusht i domosdoshëm)
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit tatimor dhe e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit
  • Përvojë në tregti me pakicë, me shumicë ose në shpërndarje
  • Saktësi, integritet, aftësi analitike dhe organizative

Shënime


Dërgoni CV-në në magazina.inaes@outlook.com me subjekt “Shef/e Finance”
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Rreth kompanisë

SHPK

INAES

INAES

1 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Master
Arsimimi i kërkuar
Shef Finance
Kategoria